• |
ide | kryesore

Arrestohet në Korçë shantazhuesi që kërcënonte qytetarët me vdèkjè

Arkiva, Lajme, Të fundit
Korçë


Merr fund aventura me shantazh e një 39-vjeçari në Korçë. Kreshnik Aliaj u arrestua nga policia, pasi dyshohet se kërcënonte qytetarët për t’u marrë para.

Një nga rastet e zbardhura është ai ku 39-vjeçari Kreshnik Aliaj, kërcënonte në rrjetet sociale një 37-vjeçar.

Sipas policisë, Aliaj e kishte kanosur me jetë 37-vjeçarin duke i thënë se do ta vriste nëse nuk do t`i jepte një shumë prej 2 mijë eurosh.

Ngjarja duket se është më e rëndë, pasi burime për Syrin, tregojnë se Kreshnik Aliaj nuk ishte mjaftuar vetëm me rrjetet sociale në shantazhin ndaj qytetarit. Ai dyshohet se e ka përndjekur atë duke i bërë edhe foto, si formë presioni për t`i zhvatur shumën e 2 mijë eurove.

Ky është vetëm një nga episodet e zbardhura, pasi dyshohet se i arrestuari e ka kryer këtë veprimtari edhe me të tjerë persona.

Tashmë Kreshnik Aliaj do të hetohet për veprën penale të shtrëngimit me anët ë kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.

Policia ndërkohë njofton se materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së 37-vjeçarit të arrestuar.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *