• |
ide | kryesore

Berisha: Lirojeni urgjentisht gazetarin! Çfarë ‘fake news’ kanë dhënë këta që i arrestoni si sigurimsa në mesnatë?

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ballkoni i banesës ka reaguar në lidhje me arrestimin e një gazetari ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se u arrestua një gazetar dhe së bashku me të dy oficere policie, sepse sipas variantit Taulant Bego Yaris ata shpërndanin lajme fake për Edi Ramën, Taulant Ballën dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Berisha shtoi se ky është një akt i shëmtuar, kriminal dhe se është një goditje e rëndë e mediave dhe e lirisë së tyre. Ai tha se si mund të arrestoni një gazetar për ‘fake news’ kur në një kohë jeni mashtruesit më të mëdhenj të Shqipërisë, të Ballkanit, të Europës dhe botës.

Fjala e plotë:

Miqtë e mi, ky parlament duhet të pushojë së ekzistuari një minutë e më parë. Qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme. Fitore e opozitës! Të dashur miq, sot si në kohërat më të zeza të diktaturës, u arrestua një gazetar dhe së bashku me të dy oficere policie, sepse sipas variantit Taulant Bego Yaris ata shpërndanin lajme fake për Edi Ramën, Taulant Ballën dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ky është një akt i shëmtuar, kriminal. Kjo është një goditje e rëndë e medieve dhe e lirisë së tyre.
Pa na thoni pak se çfarë ‘fake neës’ kanë dhënë këta që i arrestoni si sigurimsa në mesnatë?
Si mund të arrestoni një gazetar për ‘fake neës’ kur në një kohë jeni mashtruesit më të mëdhenj të Shqipërisë, të Ballkanit, të Europës dhe botës. Çfarë morali keni ju? Lirojeni urgjentisht gazetarin. Nxirrni se çfarë lajmesh kanë përhapur ata për Edi Ramën, Taulant Ballën dhe kriminelët e tjerë me pushtet.

Çfarë kanë zbuluar ata që ju i quani ‘fake neës’? Urgjent lirimin. Është një akt i rëndë kundër medieve. Paskan kryer krim kompjuterik! Po ka të tillë në botë? Po gazetarët për lajmin përdorin smartfonin që është në vetvete kompjuter dore i vogël, përdorin kompjuterin, dhe për këtë ju i ndëshkoni. Pa na thoni pak se cilat janë ‘fake neës’-et e tyre që ju guxuat t’i arrestoni në mesnatë si banditë? Miqtë e mi, akte kriminale të diktaturës së bazuar në bandat, krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.


4 Comments

  1. Buzhala ka shprehur indinjatën e tij në rrjetet sociale për sulmin që një grup militantësh të Rithemelimit i bëri Veliajt, kur ai u paraqit si person në dijeni në SPAK. “Kur llogaridhënia shoqërohet me turma që shajnë, që klithin, që gjuajnë, që janë të gatshëm të të sulmojnë edhe fizikisht, kemi të bëjmë me linçim”, ka deklaruar ai.E nxorri koken ky serb salih ne mbrojtje te njerzeve qe abuzojne me detyren e medias se lire,ky eshte pronari i vertet i ketij portHali qe quhet shqipnews

  2. Ky qe dogji gazeten Koha Jone dhe i beri per vdekje shume gazetare nepermjet Gazidedes, tani na ben propagande nga kati i tete sikur te ishte papa. E bukura eshte qe vetem 100 militante dhe gazetaret e Lapsit e degjojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *