• |
ide | kryesore

Gazment Bardhi largohet nga salla e Kuvendit, çfarë ndodhi?

Lajme, Të fundit


Teksa seanca e sotme plenare ka nisur mes debateve lidhur me pr. vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është përballur me zërat kundërshtues të deputetëve të opozitës. Deputetja Ina Zhupa mori fjalën në foltore dhe iu referua të drejtave të gazetarëve si dhe pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Gjatë kësaj kohe në transmetim u pa dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili doli nga salla e Kuvendit. Nuk dihet nëse largimi i Bardhit ishte momental apo si një “protestë” ndaj pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Partia Demokratike deklaroi dje se nuk do e mbështesin me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, pasi nuk dinë objektin dhe se sipas tyre është thjesht një propagandë e kryeministrit Edi Rama.

“Nuk kanë vullnet, por duan ta përdorin për propagandë. Pjesë e propagandës së Ramës nuk bëhemi”, tha kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *