• |
ide | kryesore

Lubonja: Naive të besojmë se Rama nuk kërkon të kontrollojë SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha lubonja berishës


Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se në Shqipëri kemi një sistem që përfshin edhe krimin e organizuar brenda. Duke komentuar miratimin e rezolutës anti-korrupsion dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, Lubonja u shpreh se është një tezë që Edi Rama synon të kapë SPAK, përmes nismave, por deri tani nuk e kontrollon. Lubonja tha se Edi Rama ka synuar të kapë SPAK edhe më parë, por duket se nuk ia ka arritur.

“Unë mendoj se opozita duhej të votonte kundër. Tani nëse opozita ka një marrëveshje, me kë e ka këtë marrëveshje? Po mbi cilën do të arrihet marrëveshja? Tani ta mendojmë sikur këta dy palët do bëhen bashkë dhe do bëjnë një marrëveshje për të kontrolluar SPAK, pasi marrëveshja që ka qenë mes forcave politike prej kohësh ka qenë që gjyqësori mos t’i prekte. Por a mund të besohet Edi Rama? Ky mund të ishte naivitet”, – tha Lubonja në studion e emisionit “Open” në News 24. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. Buzhala ka shprehur indinjatën e tij në rrjetet sociale për sulmin që një grup militantësh të Rithemelimit i bëri Veliajt, kur ai u paraqit si person në dijeni në SPAK. “Kur llogaridhënia shoqërohet me turma që shajnë, që klithin, që gjuajnë, që janë të gatshëm të të sulmojnë edhe fizikisht, kemi të bëjmë me linçim”, ka deklaruar ai.Spakun e ka kapur Amerika dhe nuk do e leshoje asnjhere dhe do e perdori gjithmon per te ruajtur ejkulibrat e shtetit o fatosi i enverit qe te futi ne burg

  2. Po ka shkruar Buzhala , do ket marr lek si gruaja e Ramushit ! Ka plot tek inceneratorët , u ngopën gazetar , ambasador , prokuror , gjykatës ! Mos të jet vën një tullë , dhe të gjith bëjn sikur ësht ndërtuar dhe punon ! Kurse për drejtësinë ajo u ndërtua nga Fatmir Xhafa dhe nga sorristët , ajo lindi e kapur ! Dhe gjith çpo shohim , kokat e hajdutëve jan të lirë , krimin drejtësia e përcjell në Dubai , dmth skapi është në darë të drogaxhiut !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *