• |
ide | kryesore

Shkrimet për shefat e policisë që burgosën administratorin e portalit në Tiranë

Arkiva, Kryesore, Lajme


Kur problemi është “fake news”, zgjidhja që ofrojnë shefat e policisë janë prangat. I kanë prerë drutë shkurt policët në rastin e shqipnews.info, një portal periferik, i administruar nga Ervis Hasanaga, dhe i financuar nga dy punonjës të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore: njëra Regina Omeri e arrestuar, kurse tjetri Kreshnik Selimi në arrati.

Ambicia për karrierë i ka nxitur dy policët të ideojnë krijimin e portalit, financimin e tij dhe furnizimin me lajme të pavërteta, me shpresë se shefat do ta hanin presionin dhe do t’i promovonin në detyrë. Në realitet ka ndodhur e kundërta. Presioni për drejtuesit e policisë ka qenë aq i madh sa ata kanë urdhëruar hetimin e lajmeve të rreme dhe kur kanë zbuluar se burimin e kishin në varësi, kanë urdhëruar arrestimin e dy vartësve të tyre dhe të administratorit të portalit që i hartonte shkrimet.

Çfarë shkruante portali shqipinfo për shefat e policisë

Në shkrimet e portalit gjen shpesh tituj agresivë kundër drejtuesve të policisë, disa prej të cilëve transmetojnë fakte qartësisht të rreme, ose të paktën deri tani të paprovuara zyrtarisht. Për shembull titulli i një shkrimi në shqipnews.info përcjell informacionin e paverifikuar që drejtori i policisë kriminale Neritan Nallbati është i lidhur me një bandë të trafikut të drogës në Fier dhe kjo ka dalë nga përgjimet e DEA. Shiko më poshtë:

Titujt e shqipinfo.eu për të cilat u arrestua Ervis Hasanaga
Titujt e shqipnews.info për të cilat u arrestua administratori i portalit

Në një shkrim tjetër, shqipnews.info citon një gazetare të kronikës së zezë, sipas së cilës punonjës të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore mbahen në detyrë nga organizata terroriste fetare që i përdorin për interesat e tyre. Lexoni më poshtë një pjesë të shkëputur nga shkrimi në fjalë, me gjasë edhe ky i rremë.

Gjithnjë duke iu referuar Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, shqipnews.info raportonte se aty kishte punonjës që ishin të survejuar nga SHISH dhe që bënin një veprimtari “kriminale”. Shkrimi më poshtë:

Faksimile nga portali shqipnews.info
Faksimile nga portali shqipnews.info

Në njoftimin e policisë thuhet se shkrime të tilla të rreme që janë bërë për të denigruar figurën e titullarëve të policisë kanë çuar në operacionin e policisë.

“Këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Faksimile e marë nga shqipnews.info
Faksimile e marë nga shqipnews.info

Me pak fjalë, arsyeja për të cilën është arrestuar administratori i portalit është se ai bënte lajme tëpavërteta për shefat e policisë, për Agjencinë e Mbikqyrjes Policore sipas porosive të dy punonjësve, Regina Omeri dhe Kreshnik Selimi.

Shefat e policisë nën presionin e hetimeve të SPAK

Më lart janë vetëm disa nga informacionet e pavërteta që janë botuar në portal. Në portal gjen shkrime të tjera që kanë në shënjestër drejtuesit aktualë të policisë, si Muhamet Rrumbullaku dhe familjarë të tij, për drejtorin e përgjithshëm të policisë, Florian Sulejmani, drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Rebani Jaupi, drejtor për sigurinë në polici, Neritan Nallbati, drejtori i policisë kriminale etj.

Duhet thënë se shkrimet negative për kupolën e policisë vijnë në një moment jo të favorshëm.

Në sfond janë përgjimet e SKY ECC nga të cilat kanë dalë biseda kompromentuese. SPAK ka arrestuar ish drejtuesin e forcave operacionale, ish drejtorin e policisë së Lezhës, ish shefin e Krimeve në Shkodër etj. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani ka pranuar se është ulëritëse se si shefat e policisë bëhen bashkë me krimin.

Në anën tjetër ka shpërthyer skandali për vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Në komisionin hetimor parlamentar, përveç Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla është thirrur të dëshmojë edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku i cili emëroi ish-drejtorin e arrestuar Ervin Muça, që u fut në mënyrë të paligjshme në sistem.

Në këtë atmosferë ka ardhur dhe arrestimi i administratorit të portalit në fjalë, që herë shpif e herë akuzon për lidhje me krimin. Për ta ndalur është urdhëruar burgosja e Ervis Hasanagës edhe pse baza ligjore për arrestimin e gazetarëve nuk është në anën e policisë.

Me akuzën e “falsifikimit kompjuterit” zëvëndësohet burgu për “shpifjen”

Ekzistenca e thuajse 1 mijë portaleve në qarkullim e ka shtuar abuzimin e lajmeve të rreme, por burgosja e gazetarëve është një temë e nxehtë për të cilën qeveria Rama ka bërë disa herë hapa pas nga presioni i fortë i ndërkombëtarëve. Sipas asaj që parashikonte paketa “anti-shpifje” e propozuar nga qeveria Rama, portalet mund të mbylleshin apo të paguanin gjoba në bazë të vendimeve të një Këshilli të Ankesave, i vendosur pranë AMA-s. Por ligji u tërhoq, gjithnjë nën presionin e ndërkombëtarëve.

Lapsi.al kontaktoi me zëdhënësen e policisë së Tiranës, Nefarda Madani, e cila tha se akuza për administratorin e portalit është ajo e falsifikimit kompjuterik. Akuza parashikon nga 6 muaj deri në 6 vjet burg dhe nëse policët e bindin gjykatën se akuza qëndron atëherë “falsifikimi kompjuterik” praktikisht zëvëndëson burgosjen për shpifje, për të cilën janë bërë përpjekje të shumta nga qeveria Rama që të ketë dënime me burg.

‘Safe Journalist’ në një deklaratë bëri me dije se po ndiqte në mënyrë aktive rastin, ndërsa u kërkoi autoriteteve të bënin transparencë.

“I bëjmë thirrje autoriteteve që të sigurojnë transparencë dhe respektim të procesit të rregullt ligjor në trajtimin e kësaj çështje. Ndërsa e njohim nevojën për llogaridhënie, nxisim që të mos përdoren masa si arrestimet e gazetarëve dhe punonjësve të medias, të cilat duhet të jenë proporcionale dhe të justifikuara”, shkruhet në deklaratën e Safe Journalist.

Ky reagim u mbështet edhe nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Instituti i Mediave Online e Sociale për të cilët “arrestimet e gazetarëve dhe punonjësve të medias, mund të përdoren në raste ekstreme dhe duhet të jenë proporcionale dhe të justifikuara”.

Ndër të paktët gazetarë që reagoi për arrestimin e Ervis Hasanagës ishte Elton Qyno, gazetari që pak kohë më parë u përndoq me urdhër të SPAK për lajmet që kishte bërë në lidhje me përgjimet e SKY ECC.

“Fryma Erdoganizem ka erdhur. Thjesht kush e ka rradhen brenda sektorit mediatik. Po jetojme epoken e eksitimit nga prangat” shkruajti Qyno në rrjetet sociale.

Megjithatë për rastin e shqipnews.info pikëpyetjet nuk ngrihen vetëm për veprimet e policisë, por edhe për pozicionin e administratorit të portalit dhe bashkëpuntorit të tij. A mund të mbrohet ky person nga statusi i gazetarit apo nga e drejta e lirisë së shprehjes? Apo policia ka të dhëna të tjera që i përfshijnë të arrestuarit në një skemë shantazhi? Për këtë, policia duhet të jetë shumë konkrete, sepse burgosja e Hasanagës mund të krijojë një precedent të rrezikshëm, nga i cili nesër do të jenë të rrezikuar vetë gazetarët./Lapsi.al


10 Comments

  1. Sajesa skitësh!

    Skitet e qeverise dhe sorosit krijojne “precedente” te tilla qesharake per te justifikuar neser censuren e pergjithshme ndaj gazetareve e portaleve!

    Keq per te futur nja dy kalece ne burg!!!!

    1. Tere policia e shtetit keshtu eshte e kriminalizuar jane katandisur polucet thjesht vendosin gjoba per makinat ndersa per sigurine e qytetareve eshte ne nivelin zero.

  2. Buzhala ka shprehur indinjatën e tij në rrjetet sociale për sulmin që një grup militantësh të Rithemelimit i bëri Veliajt, kur ai u paraqit si person në dijeni në SPAK. “Kur llogaridhënia shoqërohet me turma që shajnë, që klithin, që gjuajnë, që janë të gatshëm të të sulmojnë edhe fizikisht, kemi të bëjmë me linçim”, ka deklaruar ai.Lapsi mos u nxitoni ne analiza se do dilni bllof si gjithmon,nr italian qe jepte pagat do tregoje qe parate vinin nga rusia,nuk eshte vetem ky portHale por prisni dhe do kuptoni ku fle lepuri i salihut

    1. Vasel Kola, Gjovalin Kola, Rrok Kola, Agostino Jeshnica, Gjelina Jeshnica, Dila Rrahmolla, Dod Ivezaj, Shtjefen Kola, Gjeto Begeja, Pal Begeja. Anton Begeja Te gjthe te vdekur, nuk pergjigjen ma.
      Capo pattuglia chiamo corbo! Rispondi Romano?
      Sa e gjate eshte lista? Dhe do te jene nder vite?

  3. Rrumbullaku, Voci, dhe gjithe larot e tjere te Saukut, jane te njohur per “goditjet” e kesaj natyre per te trembur dhe intimiduar persina, deri edhe per koke turku! Sic ishte rasti i viteve me pare kur Rrumbullaku atehere ne krye te Tiranes arrestonte po ne mes te nates nje individ komplet te pafajshem si qoke per Rafaisen e goditur nga nje skandal i brendshem “kompiuterik”! Banesen pa leje ke vilat e gjermonit, Rrmllaku edhe sot e ka me qira per Rifisen.
    I arrestuari i paligjshem nuk u perkul para akuzave te Rrmllakut, as kercenimeve te shpurrs se tij, madje gjykata qe ne krah. Porse ingranazhi me arrestimin legjitimoi palet te prodhinin kolen e turkut sepse e kishte zbardh ngjarjen policia. Kjo bande policore vertet eshte monstruoze.

  4. Shoqata e Gazetarëve Evropianë dënon gjuhën e opozitës: Sulme të pahijshme nga ana e zyrtarëve të PD…

    1. Qenke po ai bythqiri qe ke qene. Edhe pas 5 vjeteve nuk e mesove qe Vilat Gjermane nuk jane ne Sauk.
      Shko shif grune mos u fikso kot

    2. Qenke po ai bythqiri qe ke qene. Edhe pas 5 vjeteve nuk e mesove qe Vilat Gjermane nuk jane ne Sauk.
      Shko shif grune mos u fikso kot!!!

  5. Po gjithr keta pprtalet e tjere, qr bejne te njejten pune, pse nuk i mbyll njeri.
    Apo policia forte! Totalisht pa lidhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *