• |
ide | kryesore

Albin Kurti pritet nga Erdogan në Ankara

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur të premten një vizitë në Turqi, ku ka biseduar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe për mbrojtjen, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Ky është takimi i dytë i Kurtit me Erdoganin në Turqi, pas atij në Stamboll në shkurt 2023.

“Diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, raportet ndërinstitucionale, zhvillimet rajonale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, si dhe ato të sigurisë e mbrojtjes”, thuhet në komunikatë.

Kurti do të marrë pjesë të hënën në forumin e parë ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë, i cili, sipas tij, do të jetë mundësi për thellimin e marrëdhënieve dhe rritjen e investimeve mes dy vendeve.

Verën e kaluar, Kosova bleu dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia. Kurti tha asokohe se me blerjen e tyre, Kosova “është edhe më e sigurt”, dhe shtoi se oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar tashmë për përdorimin e dronëve.

Se sa dronë u blenë, nuk u bë e qartë atë kohë.

Sipas komunikatës të premten, Kurti e falënderoi Turqinë për mbështetjen që ajo i ka dhënë Kosovës në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

“Kryeministri Kurti…shprehu edhe falënderimin për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për votën e deputetëve turq në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill të këtij viti dhe qëndrimin e Qeverisë së Turqisë në Komitetin e Ministrave të kësaj organizate”, thuhet tutje në komunikatë.

Asambleja Parlamentare e NATO-s e miratoi këtë muaj rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Kjo Asamble është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Por edhe pse Kosova dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës, edhe pse i kishte kaluar me sukses dy fazat e para, pasi Komitet të Ministrave s’e futi fare në agjendë votimin për anëtarësimin e saj, duke thënë se ajo nuk ka bërë hapa të mjaftueshëm drejt formimit të një Asociacioni të komunave me shumicë serbe./REL


1 Comment

  1. Himara Autonome
    ZBeleri esht person me virtute patriotike Himarjote
    Historia ka treguar se Himara sju pergjunj Perandoris Otomane
    Ne periudhen e Otomanizimit mbas vdekjes se Skenderbeut Jorgo Kastriotit Himara neneshkroi ne vitin1488fermanin e Autonomis se Himares me perandorine Turke
    Sot ne vitin 2024 ato te drejta qe kishim me perandoron Otomane
    NA IKA MOHUAR SHTETI SHQIPE
    PRA SHQIPERIA ME TURQINE ESHTE 600 VJET MBRAPA PER TE DREJTEN HIMARJOTE
    LUFTE NE VAZHDIMESI PER TE DREJTEN DHE AUTONOMIN E HIMATES E KANE MBAJTUR DHE E MBAJNE NDEZUR BIJTE DHE BIJAT HIMARJOTE
    ZBELERI ESHT VAZHDIMESIA E LUFTES SE PA NDERPRERE TE PERPJEKJEVE HIMARJOTE NGA PUSHTIMI DHE SHKATERIMI I POLITIKES
    ISLAMO KOMUNISTE SHQIPETARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *