• |
ide | kryesore

Del sondazhi/ Emigrimi, korrupsioni, çmimet – cili është problemi i shqiptarëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
emigrimi


Problemet kryesore të vendit, kanë qenë në fokus të Barometrit të fundit në Euronews Albania. Mes 15 problemeve kryesore të vendit në krye të tyre sot për shqiptarët janë emigrimi ( 54.8%), çmimet e larta (42.1 %), kostoja e jetesës (36.2 %) dhe papunësia (34.3 %).

Më pas i renditur i 5-ti në rëndësi është korrupsioni (26.9%), niveli i kriminalitetit në vend (17.5%), shëndetësia (15.6 %), edukimi /arsimi (11%) dhe plakja e popullsisë (9.8 %).

Në grupin e fundit të problemeve të vendit sot shqiptarët rendisin pensionet (8.7%), sistemin e drejtësisë (5.5%), taksimin (4.9 %), cilësinë e demokracisë ( 2.2 %), drogën (2 %) dhe mjedisin (1.2 %).

Ajo që bie në sy duke analizuar të dhënat e mëparshme në matjet e Barometrit me ato të fundit është lëvizja në renditje e problemeve për qytetarët. Në vitin 2021 grupi kryesor i problemeve ishin ekonomia (53.1 %), papunësia (49.2 %) dhe korrupsioni (46.5%). Sot korrupsioni është zhvendosur në renditje nga rëndësia (26.9%) dhe i ka lënë vendin emigrimit (54.8 %), pasuar nga çmimet e larta (42.1 %) dhe kostoja e jetesës ( 36.2 %).

Sa i përket problemeve të vendit sot, shqiptarët kanë një diferencë të ndikuar nga qasja e tyre politike për disa prej tyre.

Për emigrimin janë më shumë votues të opozitës ata që e vlerësojnë si problem madhor ( 57.3 %) në krahasim me ata që janë votues të Partisë Socialiste ( 55.2 %). Diferenca më e madhe mes vlerësimeve të tyre është për korrupsionin si problem.

Matjet tregojnë se (37.6%) e atyre që vlerësojnë si problem në vend korrupsionin janë votues të Partisë Demokratike dhe (19.2 %) e atyre që e vlerësojnë si problem korrupsionin janë votues të Partisë Socialiste.

Për problemet e tjera votuesit socialistë dhe demokratë janë shumë të ngjashëm në vlerësimin e tyre si të tilla. /Marrë nga EuroNews.al


3 Comments

  1. Bagetite kane marre pjese ne kete sontazh?!

    Problemi kryesor ne kete vend, eshte okupatori, qe e ka emrin Ripjerdhja Mavi! Kaq! Nuk do shkence!

  2. Ajo që më bën përshtypje të madhe në këtë sondazh, është fakti se vetëm 2.2 % e shqiptarëve mendojnë se fajin për këtë situatë kaotike në Shqipëri e ka niveli i demokracisë, kur ai duhej të ishte kryesori.
    E keqja më e madhe (jo vetëm në Shqipëri, por deri edhe në SHBA), është mbivlerësimi i kultit të individit.
    Muk numd të flasësh për nivele demokracie , kur në politikat qeverisëse të një vendi dominon vetëm kulti i udhëheqësit partiak.
    Biden Trump !
    Berisha Rama !
    A thua se në shtetin e fuqishëm që konsiderohet edhe si kampioni botëror i demokracisë, amerikanët më ië aftë për të qeverisur na qenkan këta dy politikanë pleq ?
    Thua vërtetë se edhe në Shqipërinë e vogël , pas Enverit që qeverisi me dorë të hekurt prej diktatori komunist, për gati 5 dekada, të vetmit politikanë që mund të qeverisin janë doktori 80 vjeçar Berisha, apo piktori mediokër Rama ?
    Berisha ju gëzohet thirrjeve të disa qindra militantëve të tij “o Sali o hero , gjithë Shqipëria ty të do”, kut pikërisht kundra kësaj mendësie enveriste u angazhua me Partinë demokratike për të përmbysur diktaturën e kultit të individit.
    Edveri luan si aktor duke imituar Ismail Qemalin edhe me lukun e mjekrës, duke e paraqitur veten si ai e ish Partinë e Punës së Enverit, si një pasardhëse të rilindasve..
    Çfarë grotesku tragji-komik !
    Ndërkaq e gjithë partia e tij, gjithë ministrat , deputetët e kryetarët e bashkive i vidhkan kumbullat, mollat, dardhat e fiqtë pas kurrizit të tij, e vetëm ai meazallah se i shkon mëndja të vjedhë nga frika se është i gjatë dhe e diktojnë menjëherë ????????????????

  3. Nje vend qe nuk ben zgjedhje te parakoheshme dhe taposur nga moterqirajt qe per 4 vjet nuk ka. Te bofsha mutin mu ne demokraci. O malok tepelene, te qivja te qivjan. Te rroje partia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *