• |
ide | kryesore

Fushata 2025/ Belinda Balluku në Vlorë, si prokurore e partisë

Arkiva, Kryesore, Lajme


Tonet e fjalimit të Belinda Ballukut para punonjësve të Ujësjellësit në Vlorë vinin nga një kohë tjetër. Të asaj kohe kur s’kishte nevojë as për avokat, as për prokuror. Se dënimin ta jepte Partia.

Mbledhja mund të shihet në profilin e Belinda Ballukut në Facebook. Dallohet lehtësisht se si zv.kryeministrja ngre zërin dhe iu hakërrehet punonjësve, që siç duket kishin marrë dëmshpërblime të pamerituara nga fondet e Ujësjellësit.

Në fjalimin që u transmetua live edhe nga disa televizione në Tiranë, dëgjohen kërcënimet me SPAK, për abuzimet “në kurriz të qytetarëve” dhe  që “kishin marrë në qafë popullin”.

“Do çoj dosjet në SPAK. Kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjët e fundit, deri aty ku është ngjizur kjo skemë. Kemi çdo gjë gati për çdo detaj abuzimi dhe për çdo person. Dosjet janë gati” iu thotë Balluku punonjësve që dëgjojnë pa pipëtirë.

Video më poshtë:

Me gjasë, Balluku ka gjetur shkelje në “skemën korruptive” mes punonjësve të Ujësjellësit të Vlorës. Por nëse ka gjetur fakte të abuzimit, mjafton që ministrja t’i çojë në prokurori për hetime. Cila është nevoja e teatrit publik, sikur të ishte një prokurore e diktaturës? Pse i duhet zv.kryeministres të sajojë shfaqje me kërcënime për punonjësit? Duket se lojëra si kjo janë pjesë e fushatës për zgjedhjet e 2025.

Me regji, pa regji, puna e Altin Dumanit ka ngjallur simpati. Madje në një sondazh që u publikua së fundmi në Euroneës, SPAK rezulton të jetë institucioni me pëlqyeshmërinë më të lartë, më shumë se presidenca, qeveria, policia, pushteti lokal, kleri etj.

Por është fakt që asnjë prokuror nuk ka guxuar të marrë në pyetje kryeministrin Rama deri tani. Dhe ky status prej “të paprekshmi” që i ka garantuar SPAK-u, i jep mundësinë Ramës të ndërtojë një mesazh politik sa absurd, aq edhe hileqar për zgjedhjet e 2025; atë të njeriut që po lufton korrupsionin.

Në vend se të zbythen dhe të kenë frikë nga vjedhjet që u janë zbuluar, Rama dhe ministrat e tij po bëjnë të kundërtën. Në mënyrë paradoksale, ata e kanë ndërtuar fushatën pikërisht me mesazhet kundër korrupsionit. Shfaqen krenarë për arrestimet në radhët e tyre dhe mburren se si i kanë mbushur burgjet me ministra, kryetarë bashkie, drejtorë dhe ish-bashkëpuntorë të tjerë në qeverisje.

Në frymën e kësaj fushate “anti”-korrupsion, Ministrja e Infrastrukturës dhe Zv.kryeministrja Belinda Balluku kaloi në një nivel tjetër, kur foli si një një “kolege” e Dumanit, si një prokurore e dërguar nga partia, që kërcënon publikisht me dosje një sallë të mbushur me punonjës shtetërorë.

Në politikën që bëhet me drejtësinë, SPAK nuk del edhe aq problematik. Meqë jemi në Vlorë, mjafton një fakt i pranuar nga të gjithë. Në port qëndrojnë të ankoruara dy anijet-gjeneratorë “Tigri 1” dhe “Tigri 2”. Për këto do të paguhen 94 mijë dollarë qira çdo ditë nga paratë e taksapaguesve. Për dy vjet, fatura shkon 68 milion dollarë. Kontrata e majme është firmosur nga Belinda Balluku. Është shumë herë më e shtrenjtë se skema që ajo ka denoncuar sot. Prandaj anijet nuk nisin nga puna, për të shtyrë fillimin e pagesës. Por SPAK nuk ka hetim për këtë çështje./Lapsi.al


23 Comments

  1. Buçja pastruesja e pashkollë në shtëpinë në Greqi të ish Drejtorit të AMC Octapodhasit që na e solli në Shqipëri si dashnore bën si e fortë! O Karabuçe SPAKU nuk merret me shpërdorimet e dietave 5 lekëshe!
    Po ti do hysh në burg edhe për vetë faktin që ke falsifikuar diplomën e shkollës si Kopili i Ahmadinexhadit në Bashki

    1. SPAK duhet te hetoje medoemos rastin! Qe nje funksionar i larte shteteror (Balluku) ne shperdorim te detyres, haptazi, jo thjesht eshte shperfillese ndaj nje vendimi gjyqesor nga nje gjykate e krijuar me ligj, por kercenon, denigron dhe shantazhon punonjes ye caktuar qe per me teper nuk jane as ne vartesi te saj direkte. Tashme kuptohet nga buron arroganca shperfillese dhe injoranca per cfardo ligji e Rames. Mentorja e tik quhet Balluku!

  2. Opozita te mos behet pjes e komisionit antikorrupsion qe eshte perpjekje e Rames per te futur duart te punet e SPAK. Nqs behet pjes thjesht tregon se eshte ne pazar dhe ajo, kushdo qe ulet ne ate komision nga opizita. Se pastaj ska me shpres te behemi. Le ta le Ramen ne farsen e vet qesharake dhe mjerane

  3. E kemi ne gjak diktaturen. Jan ber te gjitha bashk, qeveri, parlament, bashki, kriminela, oligark, media, show-biz pron e nje njeriu. Nga Enveri ne Sali e nga Saliu ne Edvin. Po Saliu te duket lule kur shef kete se si ka kap cdo fije. Kur ishte Saliu mediat kryesore benin opozit, me te drejt pasi ajo eshte detyra e medias te jet kritike. Ketij gati gjith medjat ja fusin llapen deri ne rrez te bythes.

  4. Gazetari qe ka shkruar artikullin do ti kete hedhur nja dy-tre dopio balle kazani te pa ndertuar.Nga njera ane thote se ato kane kushtuar 68 milione usa dollars deri tani e nga ana tjeter thote se kur te fillojne pune ato rangallat shteti shqiptar do te paguaje $ 94 mije/ ne dite. Hajde gazetar hajde?!

  5. “Prona per te cilen u godit ne koke avokati eshte ne nje toke qe dikur ka qene pjese e Parkut te Liqenit, pra ku nuk do mund te ndertohej. Ishte ish-kryeministri Berisha qe e hoqi ne vitin 2010, me VKM pjesen nen dige, nga hapesire e Parkut per t’ja dhene ne dore lubive.

    Nese ajo hapesire do te ishte sot prone publike, asnje nuk do t’u sulej si lubi per ta kullufit

  6. nJE MIK ME KA THENE SHUME KOHE ME PARE SE Shqiperia do shume kohe qe te behet, sepse do e pengojne kopilat e komunizmit te cilet do e uzurpojne shtetin, demokracine dhe politiken, do privatizojne ekonomin e shtetin; kopilat e komunizmit do mberthejne partite politike dhe do vjedhin e grabisin e qe do behen e shnderohen nga servile te moskes e pekinit ne servile te amerikes e te europes.

  7. Ndertimi i ujesjellsave, rrugeve dhe i linjave elektrike na doli njesoj si rivitalizimi , thjesht te vjedhim leke .
    Asnje ujesjelles nuk eshte funksional me kapacitet te plote sepse u ndertua me materiale skarso ,
    Me shume pa uje se me uje edhe pse çmimi eshte rritur kudo ne shqiperi . Sapo bie nje pike shi fiken dritat sepse edhe linjat jane ndertuar me materiale te cilesise se trete . Tenderat kalonin nga nje dore ne tjetren me nenkontraktime ku kokoshi katandisej ne nje thele dhe pergjegjesia mbetej jetime .
    Me pak fjale çdo gje qe ju ndertuat , si qellim te pare nuk keni patur permiresimin e kushteve te jeteses apo rritjen e mireqenies por grabitjen dhe vjedhjel e lekeve , jeni thjesht KÇK . Ça prekni me dore ju o pushtat e pushtetit te sektit mavi kthehet ne zeherr per popullin . Mbasi vodhen ça deshen e sa deshen , tani na del kjo xinxifillua e parades se modes mavi e na ben moral . Moral xixellonjash .
    Per ju burgu eshte shume pak , revolucioni eshte zgjidhja .

  8. E keni pare kete shushken e parfumosur kur i shpjegon inxhinierit projektues se si do ndertohet rruga ?
    Kjo eshte fytyra e hajduteve te zgjuar mavi

  9. Po ca halli keni o lapsi. Nqs rilindasit kane vendosur te shqyejne njeri jatrin , oburra le te bejme tifozllek . Keta nuk dine ndryshe . Tani i jane sulur armikut te brendshem .

  10. Ky eshte nje rast tipik sesi nje njeri sado pak i civilizuar duhet te largohet nga ky vend. Ne asnje vend te planetit as ne Mozambik nuk kercenohen punonjesit e thjeshte te administrates nga nje politikan i SUPERKORRUPTUAR. Imagjino dmth ne vend te jape llogari politikani ndaj popullit ndodh e kunderta si ne kohen e Stalinit. Sa e urrej edhe ate staf te mbaruarish qe sdoli njeri te flase e tja plase ne sy kesaj hajduteje e te cohen ne kembe. E pabesueshme cfare po ndodh ne kete vend

  11. Mendoj se nuk duhet e komentohen te gjitha qeniet njerzore 2 kembeshe pamvarsish se si titullohen ose cfare pozicioni kane ne ambjentin ku gjallojne se ne fund te fundit egzistenca tyre ka nje kufi kohore si te jetegjatesise ashtu dhe veprimtarise se tyre. Ata saktesisht jane gjallesa, Ne duhet te gezohemi faktit qe perendia jetgjatesite e disa gjallesave si ujku, gjarpri, mikrobet e ndryshme i ka bere me jete te shkurter dhe te pranojme fakti qe disa njerez te keqinj jetojne me dekada, por dhe ata kane nje fund. Mire do ishte qe ketyre te fundit perendia tju shkurtonte jeten dhe kohen e veprimtarise se tyre. pamvarsisht se egziston sllogani “PERENDIA…..PERENDIA, POR JANE DHE DUART e MIJA “. Persa i perket atyre vlonjateve qe ishin bere “pis” mos te vrasin mendjen se ne fund te fundit punuan dhe jetuan ne nje teren te piset ku “Hori horit nuk i ngjan, keq ketu e keq matane, ujku ujkut prehen i hane”

    1. “Prona per te cilen u godit ne koke avokati eshte ne nje toke qe dikur ka qene pjese e Parkut te Liqenit, pra ku nuk do mund te ndertohej. Ishte ish-kryeministri Berisha qe e hoqi ne vitin 2010, me VKM pjesen nen dige, nga hapesire e Parkut per t’ja dhene ne dore lubive.

      Nese ajo hapesire do te ishte sot prone publike, asnje nuk do t’u sulej si lubi per ta kullufit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *