• |
ide | kryesore

Rama në RAI 3: Luftar Hysën e kam takuar në zyrë, nuk e dija që ishte narkotrafikant

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama


Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizioni italian të “Rai 3”në vijim të publikimin e investigimit të emisionit “Report”. Intervista e gazetarit Giorgio Mottola është transmetuar e plotë në Facebook-un e Ramës.

Ai e ka pyetur Ramën për Luftar Hysën, një emër që më pas është konsideruar si një nga narko-trafikantët e Amerikës Latine. Rama tha e ka takuar në zyrën tij një herë, por nuk e dinte se kush ishte. Ai komentoi edhe deklaratat e Ahmetajt se ka “pritur bosë të krimit në zyrë”. 

PJESË NGA INTERVISTA

Mottola: Keni takuar figura të krimit në këtë zyrë?

Rama: Që nga romakët e kemi zgjidhur këtë problem. I takon barra atij që akuzon të paraqesë prova jo të akuzuarit. Nëse unë ju bëj një pyetje të rëndë port ë pafajshmë: Mos ju ka paguar gjë Bechetti? Ju takon ju ta vërtetoni, apo mua? Ju do thoni: Sigurisht që jo. Por nuk është kjo mënyra për të ushqyer publikun.

Mottola: Unë, sidoqoftë, jam gazetar dhe marr në intervistë kriminelë dhe jokriminelë, ndërkohë ju, si kryeministër, nuk duhet të takoheni me kriminelë.

Rama: Unë nuk takohem me kriminelë, në rregull? Kjo është fyese.

Mottola: Atëherë, distancoheni nga Luftar Hysa?

Rama: Unë as që e di kush është, në rregull? Nuk e di as kush është. Kam takuar njerëz, e përsëris, shumë njerëz, shqiptarë që ikin e vijnë, që duan të takohen, të shohin, me miq e me të tjerë. U thuhet, “në rregull, ejani, çfarë do bëni, si do e bëni”, etj. Megjithatë, fakti që një person edhe në qeveri apo një person që vjen nga jashtë, del nesër që është i kalbur nuk më bën mua përgjegjës që e kam takuar atë apo kam takuar dikë tjetër. Pra, kjo është mënyra sesi bëhet një gazetari që bën pis, që bën pis, sepse…

Mottola: Jo, nuk bën pis, sepse tani do ju bëj këtë pyetje. Duke qenë se tani e dini kush është Luftar Hysa, do ia anuloni koncesionin për kazinonë? Do e anuloni lejen për Valona Construction, që, sipas autoriteteve kanadeze, është kompania guaskë e Hysës?

Rama: Më fal, e para fare, unë as nuk jap, as nuk anuloj koncesione apo çfarëdo që të jetë.

Mottola: Po keni post shtetëror.

Rama: Më fal, po unë nuk jam shteti, jam Kryeministri. Shteti ka strukturat e veta, ka administratën e vet, sepse është siç e thashë më parë. Pra, krimineli italian, i cili është dënuar këtu me 17 vjet, i është drejtuar gjykatës për një problem, që, sipas tij, është krijuar nga ne, ndërkohë që ai pastronte para dhe ka përdorur një fjalë timen, postuar në Twitter, pasi ishte shprehur prokuroria, si presion kundër lirisë së shtypit. Pra, duhet kaluar përmes rrugës gjyqësore, përmes rrugës institucionale për çdo subjekt, për gjithçka, sepse hetimet janë një gjë, proceset gjyqësore janë një gjë tjetër, vendimet e formës së prerë nga gjykatat janë diçka tjetër dhe po te dilet me shpatë e të flitet qesim, pastaj e gjen veten në situata shumë të parehatshme nga këndvështrimi i shtetit.

Mottola: Pra, duke qenë se keni dhënë një koncesion, keni nisur hetim për këtë shoqëri?

Rama: Ju po më thoni një gjë që vetëm tani e marr vesh, se po ma thoni ju, se as nuk jam në dijeni të kësaj gjëje. Jua përsëris, edhe njëherë, ne, shteti shqiptar nuk jep koncesione, nuk u jep leje, nuk iu jep asgjë kriminelëve. Pastaj, nëse ndokush del se është një person që duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për afera, siç ndodh në Itali çdo muaj, ju nuk do ta merrnit kurrë guximin të thoshit, “atëherë, për këtë, kryeministrja italiane që është takuar me atë njeri, është një kriminele”

Mottola: Po, po, kur më pas zbulohet se ka një hetim ndërkombëtar, pezullohet aktiviteti i këtyre shoqërive tregtare, nëse dyshohen si mafioze, që do të thotë se, nëse janë mafioze, nuk ka nevojë as për proces gjyqësor.

Rama: Edhe njëherë, se po i shtojmë fjalë…

Mottola: Jo nuk dua të shtoj gjë.

Rama: … për këtë. Ju po përpiqeni ta çoni intervistën në drejtimin që doni, që do të thotë, të vazhdoni të këmbëngulni te emisioni i mëparshëm, që këtu ka një histori kriminelësh, një histori personazhesh të errëta e kështu me radhë.

Mottola: Nëse kryeministrja italiane do të takohej me njeriun që pastron paratë për kartelet meksikane, do i bëja pyetje të përsëritura breshëri vetëm për këtë aspekt.

Rama: E kuptoj.

Mottola: Kështu që, nuk ka të bëjë me ju e me Shqipërinë.

Rama: E kuptoj, por po jua përsëris. Unë nuk kam takuar asnjë pastrues të asnjë lloj paraje të asnjë pale. Unë jam takuar me shqiptarë, të cilët kanë ardhur tek unë, më kanë thënë që kishin synim të zhvillonin diçka dhe iu kam thënë: “Bëni si të doni, ligji dhe rrugët janë të qarta”. Dhe nuk me duket që ndokush të ketë përftuar ndonjë gjë si favor. Pastaj, nëse del se dikush është i bërë pis, atëherë, këtu ka ligje. Është sekuestrimi, është një gjë a një tjetër. Po është krejt ndryshe, domethënë nuk vjen prej meje. Është drejtësia, është…)

Mottola: Ne kemi përmendur edhe vëllain tuaj, Olsi Rama…

Rama: Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston. Po ashtu, ai ka ngritur edhe padi dhe tani shpresoj që edhe kjo gjë do të sqarohet nga prokuroria e posaçme. Po, e kuptoni? Ju jeni shërbimi publik italian, nuk jeni një kanal shqiptar që bën si të dojë, sepse, në fund të fundit, të flasësh për të tilla gjëra të thuash që, i vëllai, aaa është akuzuar… I akuzuar nga kush, i akuzuar për çfarë? Pastaj, ku janë provat? Pastaj, këto “prova”, janë tani, shpresoj nën hetim.

Mottola: Di që është rihapur hetimi pas emisionit.

Rama: Janë nën hetim, pasi ai ka paraqitur padi për shpifje, kështu që këtu i duhet lënë në dorë drejtësisë. Por t’i marrësh gjëra të tilla e të formosh një mozaik me copëza që janë të gjitha gjysmë të vërteta. Janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe për këtë arsye gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha, mashtrimet më të mëdha.


12 Comments

  1. 𝐈 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐟𝐮𝐫, 𝐢 𝐝𝐡𝐣𝐞𝐫𝐞! 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐮𝐭, 𝐢𝐧𝐣𝐨𝐫𝐚𝐧𝐭 𝐞 𝐠𝐞𝐧𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫! 𝐁𝐫𝐚𝐯𝐨 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐭 𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐚𝐧, 𝐬𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐚 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐤𝐞 𝐚𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐚 𝐞 𝐔𝐒𝐀 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞, 𝐭’𝐢 𝐤𝐞𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐤𝐞𝐭𝐢𝐣 𝐝𝐞𝐫𝐫𝐢 𝐭𝐞 𝐟𝐞𝐥𝐥𝐢𝐪𝐮𝐫 𝐭𝐞 𝐥𝐞𝐫𝐞 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐪𝐞 𝐞 𝐦𝐛𝐚𝐧 𝐦𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞, 𝐞 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐪𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐡𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐦! 𝐍𝐮𝐤 𝐞 𝐝𝐢 𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐢 𝐡𝐮𝐚𝐣 𝐢 𝐣𝐞𝐩 𝐝𝐨𝐫𝐞𝐧 𝐤𝐞𝐭𝐢𝐣 𝐤𝐫𝐲𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐣𝐨 𝐭𝐞 𝐝𝐞𝐧𝐣𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐚𝐭 𝐪𝐞 𝐚𝐭𝐚 𝐩𝐞𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞𝐬𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐡𝐮𝐚𝐣𝐚!

    1. Të gjithë dëshmitarët ,të deklaruar nga drejtësia si hajdutë ,Berisha ,Beketti ,Ahmetaj etj ,kjo lloj gazetarie është e pabesueshme ,taman e neveritëshme !

  2. Nuk eshte pyll, jane dildot e ariqen arixhiut, ministri me anglisht qe u be ekonomist,me i sukseshemi nder llojin e tij, pervec tos jevgut.

  3. E ate qe u pa tek intervista, Rama luajti me ate te cilen eshte mjeshter, luajti me gjysem te vertetat. Por fatkeqesisht, nganjehere tradhetohej nga subkoshienca. P..sh. per Ahmetajn tha se I ishte ftohur prapanica nga renja nga pushteti (gje qe Rama e di se do t’i ndodhe kur te rrezohet), apo kur foli per licence e kazinose ne Vlore, qe kishin shkuar per ta takuar per te pare hapesirat ligjore (kush I jep licencat per lojrat e fatit). Apo rasti kur I tha gazetarit qe nuk po e pi kafen sepse mendon se jam nje diktator dhe do te te helmoj ku me nje shaka bangle, nxori te verteten. Nga ana tjeter, nuk ishte koordinuar me D’Alemen dhe pergjigjet e D’Alemes shpesh e nxirrnin ne kontradikte. Ndersa per takimet me mafiozet ne kryeministri, fjala e Ahmetajt konfirmohet nga pergjimet e Bildit. Ka nje talefonate ku thuhet se do shkoj te takoj Bablokun, pra te pakten per nje rast, Ahmetaj paskesh thene te verteten. Pastaj eshte gjuha e trupit dhe shprehja e fytyres qe e tradhetonte shume. Mbetet ne mendje edhe ajo shprehja servile kur I tha gazetarit Italian se ata nuk lrahasoheshin me llumin e gazetarise shqiptare, megjithese edhe ata ne nje fare menyre ishin lum. Nenkuptimi ishte shume I qarte, edhe politika italuane ka llumin e saj, nderkohe politika shqiptare eshte e zhytur ne llum. Gjithsesi, ishte nje dokumentar I pergatitur mire dhe shume profesional

    1. Ky b*thqiri kryemut hajdut kriminel drogmen me kartel psikopatie , duhet varur në shtyllën e Surrelit , me mësymjen e gjithë shqiptarëve, para se Shqipëria të shpopullohet e gjitha dhe të popullohet me jevgj të përzën nga Europa hej kurva e motit, që duan t’a kthejnë Shqipërin në kazanin e bythzinjve që ata përzënë nga vendet e tyre , me në krye kurvën Melonin me familjen e saj të degjeneruar dhe drejton gjithë atë Itali .

  4. Per te gjithe delet qe vazhdojne dhe e mbrojne kete palo km qe kemi, vazhdoni vazhdoni se realisht nuk keni pare dhe as nuk keni degjuar gje akoma. Sigurisht derisa tju mbushet mendja se cfare plehere po mbroni do te vazhdoni te lehni e te lepini cdo jashteqitje te tij. SUKSESE NE JETE

  5. Pse e e ke MARRE lulishten ne qendren E FIERIT ?? CILI PRONAR TA SHITI…? PSE E KE BERE FIERIN ME PALLATE TE LYERA ME BOJE TE KUQE SI ENVERR DERRI ..E BERE DHE DEPUTET KRYETARIN E BASHKISE FIER BAFTJAR ZEQON QE KA VJEDHUR MIJERA HEKTARE TOKE PALLATE DYQANE ETJ ETJ..DO TJA VERIFIKOJE ASPAKU JOT PRONAT E TIJ ..APO AI I SIGURONTE VOTAT GRRAMOZ RRUCIT DUKE PERDORUR KURVAT PATRONAZHISTE QE VININ NGA GREQIA PER TE BLERE VOTAT.DHE SHPERBLIM E DINI CFARE U JEPNIN ?SHTEPI FALAS NGA SHTETI I KDAFIT ..KY ESHTE NAZISTI KRRISTAQ RRAMA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *