• |
ide | kryesore

Kush është Klaudia Sheinbaum, Presidentja e parë grua e Meksikës

Arkiva, F1, Planet


E njohur si “La Doctora” për kredencialet e mëdha akademike, Klaudia Sheinbaum është një fizikante me doktoraturë në inxhinierinë e energjisë, ish-kryebashkiake e një prej qyteteve më të populluara në botë, dhe ishte pjesë e panelit të shkencëtarëve të klimës së Kombeve të Bashkuara që mori një Çmimi Nobel për Paqe. Dhe të dielën, ajo u bë gruaja e parë, dhe e para e trashëgimisë hebraike, që u zgjodh presidente e Meksikës.

Sheinbaum fitoi rreth 60% të votave në zgjedhjet më të mëdha në historinë e Meksikës, duke shënuar një arritje historike në një vend kryesisht katolik të njohur për një kulturë thellësisht patriarkale.

61-vjeçarja do të zëvendësojë presidentin në largim Andrés Manuel López Obrador, aleatin e saj prej kohësh, programet e mirëqenies sociale të të cilit nxorën shumë meksikanë nga varfëria, duke e bërë partinë e tyre të majtë Morena të preferuarën në sondazhe.

“Detyra jonë është dhe do të jetë gjithmonë të kujdesemi për çdo meksikan pa dallim,” tha Sheinbaum në një fjalim të hënën në mëngjes. “Edhe pse shumë meksikanë nuk pajtohen plotësisht me projektin tonë, ne do të duhet të ecim në paqe dhe harmoni për të vazhduar ndërtimin e një Meksike të drejtë dhe më të begatë.” 

Pasi gjyshërit e saj nga nëna emigruan nga Europa për t’i shpëtuar Holokaustit, Sheinbaum lindi në Mexico City në vitin 1962 – një qytet ku ajo do të shërbente në role të ndryshme përgjatë dekadave.

Lexo më tej: Spiunim dhe terror/ Investigimi mbi ‘luftën rrëqethëse’ të Izraelit ndaj Gjykatës së Hagës 

Ndërsa studionte për diplomën e saj universitare në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës (UNAM), ajo u fokusua në politikën studentore, duke protestuar kundër privatizimit të arsimit publik. Pas diplomimit, ajo studioi inxhinieri energjetike në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, ku foli rrjedhshëm gjuhën angleze dhe fitoi një diplomë master, përpara se të kthehej në UNAM për studime doktorature.

Sheinbaum hyri në politikë në vitin 2000, kur u emërua sekretare e mjedisit në Mexico City nga Obrador, në atë kohë kryebashkiak i qytetit.

Pas largimit nga ky post në vitin 2006, Sheinbaum u angazhua për studimin e energjisë, duke iu bashkuar Panelit Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) dhe duke u bërë pjesë e ekipit që mori Çmimin Nobel për Paqen në 2007.

Në vitin 2015, ajo u bë gruaja e parë që u zgjodh në krye të qarkut Tlalpan të Mexico City, duke shërbyer deri në vitin 2017. Vitin tjetër, ajo u zgjodh kryebashkiake e qytetit, përsëri, gruaja e parë në këtë detyrë, vetëm duke u dorëhequr në qershor 2023 për të nisur kandidimin e saj për presidente.

Sheinbaum ka dy fëmijë dhe një nip. Partneri i saj, Jesús María Tarriba, të cilin e takoi në universitet ndërsa të dy studionin për fizikë, është një specialist i riskut financiar në Bankën e Meksikës.

Çfarë sfidash kanë përpara?

Sikur ta lejonte kushtetuta, Meksika ka të ngjarë të kishte rizgjedhur Obradorin, një nga ata politikanë të rrallë që, si John F. Kennedy (JFK), njihet thjesht me inicialet e tij, AMLO. Pasi kaluan valën e popullaritetit të AMLO-s, disa kanë vënë në dyshim nëse Sheinbaum do të jetë në gjendje të distancohet mjaftueshëm nga aleati i saj i vjetër.

(Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador (djathtas) ngre dorën e Klaudia Sheinbaum (majtas), pas ceremonisë së saj të betimit si kryebashkiake e qytetit të Meksikos më 5 dhjetor 2018)

Një nga biografët e Sheinbaum-it, gazetari Jorge Zepeda, ka argumentuar se, pasi të jetë në detyrë, Sheinbaum ka të ngjarë të shpalos platformën e saj gradualisht: ajo së pari do të veprojë si “dishepullja besnike e udhëheqësit”, përpara se të ofrojë “pjesëza” të programit të saj, duke u kujdesur që të mos nxitet paqëndrueshmëria në bazë.

Por gazetari Zepeda ka vënë në dukje edhe dallime të qarta mes dy liderëve. Në një artikull për të përditshmen spanjolle El Pais, Zepeda kujtoi se kishte pyetur Sheinbaum se çfarë e dallon atë nga politikanët e tjerë. “Unë jam dikush që merr vendime bazuar në të dhëna (shifrat),” i tha ajo.

Në të kundërt, Zepeda pretendoi se Obrador mund të sakrifikonte të dhënat (shifrave) për besnikërinë e partisë. “Nëse (një pjesë) e të dhënave e pengonte, zgjidhte një pjesë tjetër,” tha ai, ndërsa Sheinbaum e lejon veten të udhëhiqet nga shkenca.

Obrador do të largohet nga posti me mbështetje të gjerë dhe një rekord mbresëlënës të zbutjes së varfërisë, por drejtimi i tij u dëmtua nga politika e tij “përqafime, jo plumba” duke mos u përballur me kartelet, duke lejuar që dhuna të zhvillohet.

Lexo më tej: Meksikë/ Kryetari i bashkisë vritet teksa ishte në një restorant me djalin e mitur 

Dhuna është shfaqur e madhe në këto zgjedhje, më të përgjakshmet në historinë e Meksikës. Dhjetra kandidatë politikë janë vrarë nga organizata kriminale që përpiqen të ndikojnë tek ata që vijnë në pushtet.

Shkalla e vrasjeve në Meksikë është ndër më të lartat në botë dhe më shumë se 100,000 njerëz mbeten të zhdukur. Mbetet gjithashtu një vend i rrezikshëm për të qenë një grua, me norma të larta të vrasjes së grave, me shifra që tregojnë se rreth 10 gra vriten çdo ditë.

Sheinbaum do të duhet të veprojë shpejt për krimin e organizuar të Meksikës dhe çështjet e sigurisë, tha Will Freeman, një bashkëpunëtor për studimet e Amerikës Latine në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Është mahnitëse që partia qeverisëse mund të fitojë rizgjedhjen me një rezultat dërrmues, siç duket… duke pasur parasysh dhunën gjithëpërfshirëse. Çështja është se opozita nuk dukej se kishte përgatitur propozime shumë më të besueshme për atë që do të bënin.” tha Freeman.

Sheinbaum vjen me një ekip nga koha e saj si kryebashkiake e Meksiko City. Ajo me këtë ekip ka dëshmuar se ka përmirësuar sigurinë në kryeqytetin e Meksikës, por mbetet për t’u parë nëse ajo mund ta përsërisë këtë në shkallë kombëtare, tha Freeman.

CNN, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 


3 Comments

  1. Mund te kishit shkruar psh edhe qe forca poltike e re Morena para 10 vjetesh nuk kishte asnje vend ne Parlament…., te cilin tani e domninon!

  2. Cifutet e Siguruan qe Meksikanit nuk hyn ne BRICS dhe qe Meksikanit nuk do dal kunder Izraelit por ka nje dileme qe eshte Problemin I Kartelave. Meksikanit Jane me keq se Arabet nga urrejtja per Femrat Bushtra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *