• |
ide | kryesore

Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 51-vjeçari

Lajme, Të fundit
Elbasan


Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 51-vjeçar në Dimal. Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e L.B 51 vjeç janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan.

51-vjeçari u arrestua dhe mbi të rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje. Me rastin do të merret Prokuroria Berat.

Njoftimi i Policisë:

Dimal/Në zbatim të masave të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, u godit një rast i armëmbajtjes pa leje.

Policia kapi në flagrancë dhe vuri në pranga 51-vjeçarin që mbante në banesë, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Sekuestrohen arma dhe municioni.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal dhe shërbimet e DVP Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi L. B., 51 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *