• |
ide | kryesore

Deklaratat skandaloze në kulmin e kanabizimit, Berisha: SHBA të hetojë Donald Lu

Arkiva, Lajme, Të fundit


Sali Berisha është kthyer pas në kohë gjatë qeverisjes së Edi Ramës, në periudhën e kanalizimit të vendit, duke i bërë thirrje ShBA-së të hetojnë deklaratat publike të ish-ambasadorit të saj në Shqipëri.

‘I bëj thirrje SHBA të hetojë Donald Lunë për deklaratën skandaloze në kulmin e kanabizimit të Shqipërisë’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë poshtë banesës së tij.

Berisha: Miqtë e mi, kjo është ora e të vërtetës dhe si shqiptar nuk mundem kurrë të mos theksoj se këtu dha një ndihmë edhe një ambasador që do dilte t’u thoshte shqiptarëve në kulmin e kanabizimit se policia shqiptare lufton shkëlqyeshëm drogën dhe kanabisin.

I bëj thirrje qeverisë të hetojë Donald Lunë.

Cili ishte motivi që e shtyu këtë diplomat në një deklaratë superskandaloze të maskojë para shqiptarëve kanabizimin e vendit, narkoshtetin?

Për interesa të kujt e bëri? Kurrë për interesa të SHBA, një vend që harxhon miliarda në luftën kundër drogës.

Kurrë për interesa të kombit shqiptar që paguan faturën më të madhe prej tij.

Por përveç tij janë të tjerë të cilët kanë emra në regjistrin e narkoshtetit shqiptar.

Sot, që Shqipëria është më e damkosur se kurrë, është koha të zgjohemi miqtë e mi.

Çfarë bëri Edi Rama pas arrestimit të Saimir Tahirit? Kujt ia dha ministrinë?

Ia dha drogës dhe vetëm drogës, ia dha Gerond Xhafës dhe Fatmir Faqeziut, që në vend që të tërhiqej në hsitorinë e turpit, organizonte kurthe për denoncimin e vëllait.

Pra miq, ia emëroi Sali Berisha dhe opozita skafo-ministrin, ministër të brendshëm?

Ia emëroi Sali Berisha? Përkundrazi, denoncova me forcën më të madhe Gerond Xhafën që drejtonte nga Vlora trafiqet, dhe Edi Rama më sulej në parlament si një halabak me gjuhën më ordinere se po i bija në qafë një njeriu të ndershëm që po rriste fëmijët e tij duke drejtuar trafikun e drogës nga Vlora.


13 Comments

  1. vet Berisha dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij kanë dy ditë që I kërkojnë Arben Ahmetaj të bëhet “I penduar” dhe të vij të rrëfej “krimet” e Edi Ramës që ka parë me sytë e tij, me shpresë se ai do të bëhet viagra e tyre, dhe kështu pafuqia për të mundur Edi Ramën do të marr fund.

  2. Sigurisht qe Arben Ahmetaj eshte bere “pentito” , Jo ne forme klasike qe bashkepunon me Prokurorine, por po I ben edhe me shume deme Rames nepermes denoncimit ne media prestigjioze nderkombetare. Tek sherbimet duhet te kete thene te verteta te medha, dhe tashme si nje dog i lire qe I doli nga kafazi Ramos.
    Dikush po I mban shenim dekkarimet e tij dhe jane info te dores se pare.
    SPAK duhet te veproje pas deklaratave te tij .
    Rama le te recitoje vjersha me llum, puseta e tuba bashkia por tigri ia ka bere zararin.

    1. SPAK nuk vepron dot vetem nga ca deklarata gjoja me kamer te fsheft. Ne Itali duhet me se sben te japesh konsenus qe te te nxjerrin identitetin dhe fytyren. Eshte ne ndjekje penale dhe quhet I pabesueshem ne kete form. Duhet te dorezohet dhe te tregoj me fakte. Po veshtir per nje qe kur shkoi ne lugano, dashnorja I coi 1,8 milion euro ne llogari.

      1. Burre I keq shume ky Ahmetaj, Vjedhin bashke me Ramen dhe ankohet se Rama ka marre 90% dhe ky me te tjeret vetem 10%.

  3. Si sulltan e mbret jetonte. Pi vere e ha spageti. Rrefente I qete nga Lugono e bukur. Paraja eshte mbreti por ai mbetet mbreti I parase dhe I disa te vertetave te dhimbshme. Sa mire qe e ndjek dashnorja me thes me para . E paska zgjedhur te beses.

  4. Po dihet sepse gjithe linja e Ministrise se Jashtme Amerikane (Departament i Shtetit) jane zvarraniker emertesa te George Sorros dhe ata zbatojne axhenden e diktuar nga ai.

    Nje nga ato eshte the Antoni Blinken, ministri i Jashtem i Amerikes ( De facto president i Amerikes sepse ai mer vendimet se kokepatatja nuk e di se ku eshte) nje punonjes i Sorros si ky dhe i jati qe ka qene nepunes i Sorros ne Hungari.

  5. Ariqen arixhiu vjen naten dhe qi gra dhe motra socialiste patronazhiste.
    Vetem daahnoren e guruse nuk e qi dot se guruja eshte me i zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *