• |
ide | kryesore

Komisioni Hetimor i TIMS/ Bardhi: Është konfirmuar, janë fshirë të dhënat për llogari të krimit

Lajme, Të fundit


Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se dje në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS është konfirmuar denoncimi i opozitës se nga sistemi TIMS janë fshirë të dhëna. Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Bardhi theksoi se të dhënat janë fshirë për llogari të krimit të organizuar.

“Ajo që ka thënë opozita, që sistemi TIMS keqpërdoret duke fshirë, plotësuar, e shtuar dhe ndryshuar të dhëna për llogari të krimit të organizuar, është konfirmuar dje në komisionin e TIMS. Prandaj duan të mbyllin dyert e komisionit, sepse kanë përdorur një sistem të sigurisë kombëtare për ti shërbyer grupeve kriminale. Kanë fshirë të dhëna sipas interesit të tyre, që ata të kalojnë dhe të arratisen. Dhe kur të nxjerrë urdhër më pas SPAK, ata të gjenden në Dubai apo në vende ku ekstradimi bëhet i vështirë. Kjo është qeveria e Edi Ramës, është projekt politik. Edi Rama ka ardhur në pushtet me krimin e organizuar dhe më pas kërkon aleancë me to, i keqpërdor në zgjedhje, i vendos përballë qytetarëve dhe më pas vendos qeverinë në funksion të tyre”, tha Bardhi.


8 Comments

  1. Te pakten nje te denuar ne Itali e di une qe ja kane fshire nga sistemi. Mendo cfare kane bere ne gjithe Shqiperine. Prandaj u dalin deputetet me 7 emra te “paster”

  2. O bardh pa vendosur neë qendër të luftës opozitare lirimin e Doktorit nga izolimi i padrejtë e kemi të garantuar humbjen e radhës, vetëm doktori MUND ta shembë edvini, pa Doktorin shanset i keni vetëm 20%

  3. Bardhi e do te rruar, te virgjer, vetem ta shikoje por Jo ta shpoje..
    Ky e kap demin per bolesh.. Ben deklarata OJF-je ose si parti qe vetem do te perfaqesohet me ca deputete ne parlament.

  4. Gazi eshte burreshteti, tregon lidership dhe fare mire , sic edhe nga pamja, vellai I katert Frasheri..( Sami, Abdyl, Naim) + Rifat…le te themi.

  5. Nje Nastradin I vogel…u zune Luli me Salen dhe ky behet gati per PD-ne.. E presin ne USA dhe ne BE, veçanerisht ne Gjermani…

  6. Po ju e dini kush I ka bere ,pse nuk I denonconi? Ne mos Tao-Tao, mavija Edvin, po un jam 1000% I sigurt qe ky fshatari nga Librazhdi qe beri karier per hater te motres eshte nga kriminelet me te rrezikshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *