• |
ide | kryesore

Del SONDAZHI/ Kë pëlqejnë më shumë shqiptarët mes Ramës, Berishës dhe Bashës

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama


Matjet e fundit të Barometrit – Euronews Albania sjellin pëlqyeshmërinë për liderët kryesorë të politikës shqiptare një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Kreu i qeverisë Edi Rama është njëri prej liderëve politikë që ka kaluar në vlerësimin e qytetarëve në sondazhin e fundit. 

Sipas Barometrit – Euronews Albania (48.4 %) e të intervistuarve ballë për ballë nga Data Centrum, kanë mendim pozitiv për kreun e qeverisë, ndërsa (47.3%) kanë mendim negativ për të.

Në një periudhë 5 mujore të matjeve të vazhdueshme të Barometrit, rezulton se pëlqyeshmëria e Edi Ramës ka pësuar një rënie prej (7.1%) në dy muajt e fundit krahasuar me marsin e vitit 2024, dhe në këto muaj është rritur (4.9%) mendimi negativ për të.

Në mars të 2024 mendimi pozitiv për të ka qenë (55.5 %), sot në matjet e fundit është (48.4 %). Ndërsa mendimi negativ për të në mars ka qenë (42.4 %), sot është (47.3 %). Tek analiza e të dhënave demografike lidhur me pëlqyeshmërinë për Edi Ramën duken qartë dy prirje. 

Pëlqyeshmëria për Edi Ramën është dukshëm më e lartë tek femrat (57.4%) përkundër (40.8 %) tek meshkujt. Po ashtu, moshat e reja dallojnë në pëlqyeshmëri më të lartë në krahasim me moshat më të vjetra. 

Në grupmoshën më të re 18-24 vjeç (57.4%) e tyre kanë mendim pozitiv për Edi Ramën, dhe (41.4%) e grupmoshës 65-75 vjeç kanë mendim pozitiv për të.


Në vlerësimin e qytetarëve për pëlqyeshmërinë ka qenë edhe lideri i opozitës Sali Berisha. Mendimi pozitiv për të sot është (25.6 %) dhe mendimi negativ është (70.3 %).

Në krahasimin e të dhënave të përfituara nga matjet e fundit, shihet një rënie e mendimit pozitiv për të me rreth (3.1%) dhe pothuajse në të njëjtin nivel (2.8%) rritje e mendimit negativ.

Në janar pëlqyeshmëria për Sali Berishën ka qenë (28.7%) ndërsa sot është (25.6 %). Mendimi negative në janar 2024 ka qenë (67.5 %) dhe sot është (70.3 %). 

Nga analiza e të dhënave demografike Sali Berisha pëlqehet më shumë nga meshkujt ( 30.9%) sesa nga femrat (19.4 %.)

Pëlqyeshmëria për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në matjet e fundit të Barometrit – Euronews Albania është (13 %). Ata që nuk e pëlqejnë Lulzim Bashën janë (82.5 %) e intervistuarve.

Në krahasimin e të dhënave me matjet e mëparshme, Lulzim Basha nuk ka ndonjë ndryshim domethënës në nivelin e mendimit pozitiv dhe negativ.

Mendimi pozitiv për të në Mars 2024 ka qenë (12 %) dhe sot është (13 %). Mendimi negativ për Lulzim Bashën në Mars 2024 ka qenë (84.9 %) dhe sot është (82.5 %).

Pëlqyeshmërinë më të lartë sipas votës politike të vitit 2021 Lulzim Basha e ka tek votuesit e PD në nivelin (17.9%) dhe më të ulëtën tek ata të cilët nuk e identifikojnë votën e tyre në nivelin (9.8%). /Marrë nga EuronewsAlbania.al


25 Comments

    1. Pse sot e mesuar kete? Enver Hoxha I beri nenen shqiptarevet dhe jo vetem kur ngordhi qe u vajtua sikur tu kish vdekur femija i tyre,por edhe sot pas 40 vjetesh e kerkojne te ngjallet,kane nostalgji per kohen e tollonave

      1. Kam përshtypjen se edhe vetë socialistët nuk e duan ramën, di shumë raste, por për shkak të frikës dhe për shkak të mossinqeritetit, tipike e shqiptarëve dalin këto shifra që nuk i besojnë edhe shumica e socialistëve/

  1. Keto jane sondazhet e theodhori çamit, te cilit balluku i kalon dhjetra milione euro per “sensibilizimin” e shqipetareve..

  2. Armiku i popullit
    Keta te tre te mbillen ne nje dhome
    Dhe te rrihen me grushta
    Kush fiton esht me i miri
    Kejo esht rruga dhe menira me e mire ta percaketojne vet kush esht me i miri

  3. Sipa sodazhxhijve, shqiptaret sa me teper i poshteron aq me shume te duan prandaj liderit tane vazhdojne me parimin ” beja nenen te thojne baba”.

    1. Me tërë këto zullume Rama sipas këtyre sondaxhinjve akoma kanë mendim pozitiv nga shqiptarët!!!
      Pak e çuditshme!!

      1. Jo vetëm aq, por për Berishën nga janari në mars është thelluar mendimi negATIV, THUA SE bERISHA KISHTE rol ekzektiv në qeveri e jo se ishte në arest!!!!!

  4. Si ta beje Zaloshnja qe çontr motren ne çete qe ta pallonte dynjaja ky eshte morali dhe sinqeriteti i sondimit te Tij.
    Nje mjerwn qe vlerson ne shifra 50 % pelqim per nje narkotrafikat si rama dhe banda e partise socialiste si banda me e madh kriminale ne bote,per nga numri dhe parate !
    Meqense o ti lepires bythe i edi rames vlerson qeverine,na puth pak prapanicen nga prapa !

  5. Nuk eshte faji i sondazhberesit. Eshte faji i popullit. Une e ndjej qe ky popull e ka harru Berishen dhe dhuraten e demokracic qe ai i beri. Shkurt popull mut. Propozoj te behet nje sondazh sa shume e pelqen popullin shqiptar, populli shqiptar. Po votuan pro me sh se 5% placa,

  6. Haaaaaa haaaaaaa sa qesharak sondazh, pra sa me shum te vertetohen skandalet e edi rames aq me shum e dashkan😂😂. As fuga dhe as agaci nuk do ta besonin kete palo sondazh. Keta qe i shkruajne keto gjasme sondazhe kujtojne se jemi dele😳😳

  7. Këtu kanë mbetur vetëm -kërrmat komuniste-se të gjithë të përndjekurit i kanë bërë mutin kësaj qeverie dhe këtij vëndi,dhe kërrmat në alaskën e veriut të jënë për ideahalen e partisë ata vinë,ata dhe kurvat e tyre nderin e japin -partinë dhe edvinë-jo.

    1. Jo mor jo, nuk eshte e vertete. Edhe ato qe kane ikur prap vazhdojne te mbeshtesin Ramen. Popull idiot komplet, e meriton asgjesimin qe po i bejne.

  8. Vetem nje gje nuk kuptoj nga ky sondazh une, kush jane keta 13% qe kane mendim pozitiv per Bashen?
    Sa % e tyre jane votues te se majtes?
    Basha ne zgjedhje nuk merr as 1% te votave, ku na dolen 13% mbeshtetes te tije?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *