• |
ide | kryesore

JLo përballet me akuza: Ndarja nga Ben, vetëm për vëmendje

Paparazzi


Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë kaluar disa javë turbulencash pas thashethemeve për një divorc të mundshëm.

Pak javë më parë JLo u pa në publik pa unazën e saj të martesës dhe kjo ndezi thashethemet se ajo po ndahej nga Ben. Madje u tha se ata jetonin në shtëpi të ndryshme.

Por me publikimin e albumit dhe dokumentarit të saj This Is Me… Now’, ka disa që besojnë se thashethemet për ndarjen e tyre ishin pjesë e një fushate publicitare për të tërhequr më shumë vëmendje.

Programi “Chisme No Like” siguron se Lopez  nuk ka shitur sasinë e parashikuar të biletave për koncertet e saj, ose të paktën për atë që do të zhvillohej në Las Vegas, dhe se do të përpiqej ta fshihte këtë “dështim” me të gjitha dramat rreth martesës së saj.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *