• |
ide | kryesore

Operacioni “Nomada”, ja kush janë 26 të arrestuarit me urdhër të SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK


Policia ka arrestuar 26 persona, nga 31 që ishin nën hetim, në kuadër të një operacioni të urdhëruar nga SPAK, kundër një grupi kriminal, që përmes dokumenteve të falsifikuara, përfshi edhe vizat, siguronte kalimin e personave të ndryshëm drejt SHBA dhe Kanadasë.

Hetimet, sipas SPAK, janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle dhe ato të Kosovës, ndërsa nën hetim ishin 31 persona, si organizatorë apo pjesëtarë të grupit kriminal.

Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN, sasi lëndësh narkotike e dokumenta të tjera me rëndësi për hetimin.

Këto janë emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Nomada”:

Bashkim Sula
Njazi Ademaj
Fitim Rama
Ylli Brahimaj
Gridi Elezi
Rrezart Domi
Osman Luca
Artur Mici
Arsen Caka
Adrian Mema
Maksim Domi
Jugert Gashi
Emiljan Marashi
Roland Islamaj
Behar Rexha
Deila Qama
Arnold Shahu
Ylli Çaushaj
Eriola Spaho
Murat Gjuniku
Bardhyl Imeri
Bajram Xhaja
Fatmir Stankova
Arben Rushiti
Leonardo Lama
Xhelil Alla
Lidhur me këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Po konsolidohet çdo ditë sundimi i ligjit ndaj krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera kriminale. Mirënjohje çdo punonjësi të Policisë së Shtetit që po ngre lart vlerat e uniformës dhe po respekton betimin ndaj flamurit, ligjit dhe qytetarëve. Operacioni “NOMADA” ishte një sukses i plotë”, shprehet Balla.


4 Comments

  1. Keta s’na prishnin asnje pune neve. Te arrestoje trafikantet e droges dhe te fotrtet e lagjeve po pati bythe. Pa keta njerezine per nje jete me te mire ndihmonin

  2. Arrestim politikanesh duhet! Prandaj quhet Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, shkurt SPAK! Edi me miliarda € te vjedhura popullit shqiptar po vjedh prona publike dhe eshte me i pasuri i Ballkanit, takon edhe mafioze vrasjesh e trafikane droge ne zyren e KM! Erioni po ashtu po ben gare te vjedhi me shume se Edi, mundohet por aty afer eshte te gjysma e vjedhjeve te Edit! Ky quhet karshillek, keta njerez ju bejne sfide o SPAK leshi, o prokuroria me rregji te kontrolluar! O prokuroria e Altin dhjaksit qe i qan hallin vetes se nuk i pelqen te arrestoje, nje idiot debil dhe burre i tredhur nga monstrat e PS

  3. Bravo skapi, e ke tejkaluar planin e arestimeve të cironkave, por komunistët veprojnë sipas thënies “Një bie qindra ngrihen”, kështu që këtyre të arrestuarve do tua zënë vendi të tjerë e që do ti arrestoni edhe ato e kështu pafundësisht nqs nuk arreston edvin kristaq ramë hajdutin langaraq!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *