• |
ide | kryesore

Provokon sërish Vulin: Shqiptarët përdoren nga NATO si “mish për top”

Arkiva, Lajme, Të fundit
vulin


Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandër Vulin nuk ndalet me deklaratat e tij provokuese në raport me shqiptarët. Në një intërvistë që ka dhënë së fundmi për agjencinë serbe të lajmeve SRNA, Vulin tha se NATO i përdor shqiptarët si “mish për top” duke e konsideruar aleancën e Atlantikut si kërcënim për Serbinë.

“Kështu e shikoj unë pranimin e të ashtuquajturës Kosovë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, edhe pse duhet të pranoj se ishte jashtëzakonisht logjike për mua sepse shqiptarët janë këmbësoria e NATO-s, ndaj i duhen gjithmonë që t’i çojnë si mish për top, për të pastruar fushat e minuara në Ukrainë. Kjo do të bëhet nga shqiptarët, pasi nuk do jenë belgë apo nga ndonjë shtet tjetër”, – tha Vulin.

Politikani i shpallun “non grata” nga SHBA tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën gjithçka në Kosovë për të provokuar Serbinë që të nisë një luftë, që më pas, sipas tij, të shfaqet NATO dhe të thotë: “Tani do ta mbrojmë ne Prishtinën”. Vulin përsëriti se serbët më së shumti po luftojnë për stabilizim dhe paqe në Ballkan.

“Nuk mund të dëgjonit asnjë përfaqësues politik të serbëve, pavarësisht nëse ishte nga Republika Srpska apo nga Serbia, që të flasë për faktin se ne do të bëjmë ose do të arrijmë diçka me forcë apo me luftë”, – tha Vulin. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *