• |
ide | kryesore

Dalin exit poll edhe në Francë/ Kryeson bindshëm Le Pen, tronditet Macron

Arkiva, Lajme, Të fundit
francë ecit poll macron le pen


Sondazhet e publikuara pak më parë në mediat franceze tregojnë se lista e Frontit Nacional të Marine Le Pen, e kryesuar nga Jordan Bardella, ka dalë në krye të rezultateve me më shumë se 30% të votave. Asnjëherë kjo forcë nuk ka arritur të marrë një numër kaq të lartë të votave sa kjo.

Partia “Rilindja” e presidentit Emmanuel Macron që kryesohej nga Valérie Hayer ka dalë e dyta me 15.2% të votave. Ndërsa socialistët, nën drejtimin e Raphaël Glucksmann, kanë arritur të marrin 14%. “Reconquest” i ekstremit të djathtë të Eric Zemmour ka arritur 5.5%, ndërsa krahu i majtë LFI ka marrë 8.3%.

Duket se të Gjelbrit do të shkojnë vetëm në 5.2% – pak më shumë se 5% e nevojshme për të shkuar në Parlamentin Evropian. Pjesëmarrja në Francë ishte afërsisht 51%, pra pak më e lartë se 50.12% e vitit 2019.

Duke folur para mbështetësve, kreu i listës së Frontit Nacional, Jordan Bardella tha se francezët kanë dhënë një “vendim pa apel” duke i dhënë partisë së tij më shumë se 30% të votave. Kjo është më shumë se dyfishi i asaj që arriti të arrijë partia e Presidentit Macron. Mediat franceze kanë raportuar se Presidenti Macron do të ndërmarrë një hap të pazakontë për t’iu drejtuar kombit më vonë këtë mbrëmje.

“Ne e mirëpresim këtë vendim me përulësi dhe seriozitet. Bashkëqytetarët tanë francezë kanë shprehur dëshirën për ndryshim. Ky mesazh i qartë për liderët evropianë tregon vullnetin e francezëve për të parë që Evropa të ndryshojë kursin. Një erë shprese po fryn mbi Francë dhe është vetëm fillimi. Presidenti nuk mund të qëndrojë i shurdhër ndaj mesazhit të dërguar sonte nga populli francez” – tha Bardella.

Ai tha gjithashtu se presidenti Macron duhet të shpërndajë qeverinë dhe të thërrasë zgjedhje të përgjithshme. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Dalin Exit Poll/ Humbje e rëndë për kancelarin Scolz në Gjermani

Dalin exit poll në Greqi: Mitsotakis arrin një fitore të thellë

Analiza në DW/ Europa sot voton, po më pas?


6 Comments

  1. Duhet te shporren sa me pare sekti i ketyre pedofileve pederaste dhe ti jepen gjyqit per krime kunder njerezimit me varikarsinat

  2. Une them t’ju bejne nja 6 vakshina kovidi, ne dite, per 6 muaj rresht, dhe te izolohen ne shpi, 2 m distance me maska n95, meqe e kishin model qeverisje

    Se robt, nuk u çuan nga frika dhe hutimi, por qe nuk jua harrojme kurre 2020-2022, eksperimentin faa-social me te madh ne historinee njerezimit

    Une madje mendoj se edhe kto rezultate jane shume shume te buta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *