• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Laç- Fushë Mamurras, ndërron jetë në vend shoferi 43-vjeçar

Arkiva
sekuestrohen, policia


Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Sipas informacioneve policore sot rreth orës 02:00, një automjet me drejtues një 43-vjeçar për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar menjëherë jetë në vendngjarje drejtuesi i makinës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *