• |
ide | kryesore

Axhenda/ Rama viziton sot Kosovën, pritet takim me presidenten Osmani

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Kosovë, me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës. Në nisje të vizitës, Rama do zhvillojë një takim kokë më kokë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Më pas, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Kryeministri Rama do t’i adresohet një prej paneleve të Konferencës, ku do të jetë së bashku me personalitete ndërkombëtare të mirënjohur për kontributin e tyre politik në periudhën e luftës, mes të cilëve ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe ish-kryeministri Italian Massimo D’Alema.

Në vijim të agjendës, Rama do të mikpritet nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me Çelësin e Qytetit.

Gjithashtu kryeministri do të marrë pjesë edhe në çeljen e ekspozitës së veçantë “Reporting House”, një retrospektivë e fuqishme e mediave gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku përmes artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët do të njihen me historinë e luftës së viteve 1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.

10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende.


2 Comments

  1. Ky mut kryeminister nuk ka asnji kontribut ne qlirimin e Kosoves
    Kosova ka pas vetem perbaltje nga qeverisja e ketij qelbaniku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *