• |
ide | kryesore

Ish-ministri Beqaj kërkon kohë të njihet me aktet, GJKKO shtyn seancën

Lajme, Të fundit


Gjykata e Posaçme shtyn më 26 korrik seancën paraprake për dosjen e sterilizimit. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkoi kohë për tu njohur me aktet. Seanca e kësaj të hënë parashikonte vendimmarrjen e GJKKO për të pranuar ose jo kalimin për gjykim të dosjes.

Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini. Sipas akuzës, Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin. Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *