• |
ide | kryesore

Video/ Tifozët shqiptarë dynden për kombëtaren edhe nën shi: kuqezinjtë befasohen nga mbështetja në Kaiserau

F1, Sport, Video
Kaiserau


Kombëtarja shqiptare ka nisur sot me përgatitjet në tokën gjermane për ndeshjen e parë të Kampionatit Europian ndaj Italisë. Skuadra ka zhvilluar sot dy seanca stërvitor në kampin bazë të Shqipërisë në Kaiserau. Seanca stërvitore e pasdites ishte edhe më e veçanta, pasi ishte e hapur për të gjithë tifozët shqiptarë dhe jo vetëm, për të ndjekur nga afër një seancë të plotë stërvitore të Kombëtares shqiptare.

STËRVITJE NËN SHI…

Pavarësisht kushteve atmosferike, nën reshjet e shiut, tifozët shqiptarë ishin të shumtë dhe qëndruan deri në fund për të ndjekur nga afër stërvitjen e kuqezinjve nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Silvinjo. Në këtë seancë të hapur stërvitore ishte i pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe Kryetarja e Bashkisë së qytetit të Kamen, Elke Kappen.

Në përfundim të seancës stërvitore i gjithë ekipi, stafi teknik dhe President Armand Duka, u përshëndetën me tifozët, dhanë autografe dhe bënë foto duke përmbyllur një pasdite me atmosferë fantastike në SportCentrum Kaiserau. Ndërkohë skuadra sot ka kryer me sukses dy seancat stërvitore. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe janë stërvitur normalisht nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Silvinjo. Ndeshja e parë e Shqipërisë në Kampionatin Europian ndaj Italisë do të luhet të shtunën më datë 15 qershor në ora 21:00, në stadiumin e Dortmundit.

REAGIMI I PRESIDENTIT DUKA

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, falënderoi bashkinë e Kamen për mikëpritjen dhe theksoi se të gjithë bashkë do të bëjnë të pamundurën për të qenë një vlerë e shtuar në Europianin “Gjermani 2024”: “Faleminderit bashkisë për pritjen dhe gjithë mbështetjen që na ka dhënë në organizimin e këtij grumbullimi. Të gjithë djemtë iu falënderojnë ju dhe çdo njeri që ka bërë maksimumin për pritjen e tyre këtu. Në emër të tyre unë ju garantoj që do të japim më të mirën për të qenë një vlerë e shtuar për Kampionatin Europian në Gjermani”, tha Presidenti Duka.

 


1 Comment

  1. FILLOI TRUKIMI I NDESHJES ME ITALINE

    PAKTI RAMA MEOLONI ME FITU SHQIPERIA PO SHKON SIPAS PLANIT

    GEZUAR AFRIKANVE TE LEZHES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *