• |
ide | kryesore

Ajeti ndez alarmin para Italisë: “Kujdes nga Scamacca”

Sport
Ajeti


“Shumë mirë, unë besoj se çdo lojtar që është i grumbulluar ndihet mirë. Është diçka speciale, sidomos kur bëhet fjalë për Kampionatin Europian”. Një nga katër lojtarët që përjetojnë Europianin e dytë në karrierë, qendërmbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, është gati për misionin. Tashmë si veteran, Ajeti doli këtë të mërkurë në konferencë për shtyp nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau.

Ajeti tregoi ndjesitë në prag të Kampionatit Europian dhe theksoi se është gati 100% për të dhënë kontributin e tij. Futbollisti kuqezi foli edhe për tre ndeshjet e grupit të Shqipërisë, duke i cilësuar si finale dhe shtoi se edhe Kombëtarja ka shanset e veta në këtë grup. “Ne gjithmonë i besojmë vetes dhe ekipit e çdo lojtari të grumbulluar. Duhet të japim maksimumin dhe të shohim pastaj se çdo të ndodh. Kemi tre finale. Çdo ndeshje do të jetë speciale për ne. Do të jetë e vështirë, por shpresojmë të bëjmë diçka speciale. Llogaritë nuk i kemi bërë. Do shohim ndeshje pas ndeshje. Fillimisht me Italinë do mundohemi të marrin rezultat pozitiv, pastaj të shohim.”.

Në një grup si ai B në Euro 2024, me Spanjën, Italinë e Kroacinë është e vështirë të bësh zgjedhje, por ndeshja e parë është shumë e rëndësishme: “Ne kemi shpresat tona në çdo ndeshje. Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne do të japim maksimumin. Si në ndeshjen e parë dhe në të fundit do të mundohemi të marrim rezultat pozitiv – tha Ajeti -. Për momentin kemi analizuar gjithë ekipin e Italisë, në ditët e ardhshme do të specifikojmë dhe lojtarët individualë. Ne duhet të përgatitemi për çdo sulmues. Gianluca Scamacca e pamë në Europa League që është shumë i rrezikshëm. Duhet të shohim edhe të tjerët se nuk luan vetëm një lojtar”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *