• |
ide | kryesore

Detaje/ Hera e katërt brenda vitit, PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare

Lajme, Të fundit


Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare të saj. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet online dhe nis në orën 17:00 me fjalën e kreut të PS-së, Edi Rama, i cili pritet t’u lërë porositë e tij anëtarëve të asamblesë kur ndajnë më pak se 1 vit nga zgjedhjet e 2025-ës.

Pas Ramës, fjalën pritet ta marrë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, i cili do të raportojë për ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme brenda partisë.

Gjatë punimeve të asamblesë do të miratohet edhe projektvendimi për thirrjen e Kongresit të Partisë Socialiste i cili është edhe organi më i lartë vendimmarrës i kësaj force politike, i cili pritet të mblidhet gjatë muajit korrik ku do të zgjidhet asambleja e re e partisë socialiste.

Kështu, Rama mbledh Asamblenë brenda vitit për të katërtën herë, ndërsa në tre mbledhjet e kaluara, ka kërkuar më shumë angazhim në terren nga anëtarët e asamblesë dhe rritje të aktivitetit të tyre në rrjetet sociale.


8 Comments

  1. Nuk ndryshon asgjë dhe se mbledh kaq shumë asamblenë!! Jeni po ata që vidhni e që e shkatërruat vëndin.
    Bijtë e baballarëve!!

  2. parti edver jemi gasti kurdohere

    edver rama o tungjatjeta, sa keto male e sa keto shkrepa
    zani i shqipes o lart e ngrite, shqiperine ne drite e qite

    vari karin , pune bastardesh

  3. Qellimi i cdo asambleje te PS eshte qe ta bejne Shqiperine sa me te pajetueshme per njerzit qe nuk

    jane te lidhur me pushtetin, me krimin e me trafiqet. Edhe ne kupolen naziste ka patur njerez qe i

    ka vrare ndergjegja si psh konti Klaus von Shauffenberg qe kundershtine e tij e pagoi me jeten e tij

    por ne kupolen e rilindjes mosallah se del njeri nga rreshti, mosallah se kundershton njeri mynyrat qe

    po i behen Shqiperise nga banda me e keqe qe drejtuar Shqiperine gjate gjithe historise se saje.

    Nuk jane te gjithe anetaret e votuesit e PS, shpirtkazme e shpirtzi si kupola e rilindjes, por qe te

    gjithe jane bashkefajtor dhe pergjegjes para historise per shkaterrimin qe rilindja me mbeshtetjen e tyre

    po i ben kombit shqiptar dhe Shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *