• |
ide | kryesore

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Rrugën e Arbrit, dy të lënduar

Lajme, Të fundit


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit. Dy persona janë plagosur, ku njeri prej tyre është në gjendje të rëndë. Në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’ pjesë e Rrugës së Arbrit. Fillimisht dy të pasosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.

Njëri pritet të shkoj drejt Tiranës. Nuk është hera e parë që në këtë aks rrugor ka pasur aksidente. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *