• |
ide | kryesore

Vula tek Berisha/ BIRN: Çfarë ndodhi në seancë

Arkiva, Lajme, Të fundit
vula


Emri, logoja dhe vula e Partisë Demokratike iu rikthyen të martën grupimit më të madh të opozitës që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi Gjykata e Apelit rrëzoi një ankimim të grupimit tjetër me në krye Lulzim Bashën.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati, pasi dëgjoi pretendimet e palëve, vendosi të mos pranojë ankimimin e firmosur nga deputeti Enkelejd Alibeaj, duke lënë në fuqi një vendim të gjyqtarit Agron Zhukri të shkallës së parë.

Gjyqtari Zhukri kishte njohur vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbledhur nga Berisha me firmat e ¼ së anëtarëve, ku u shkarkua nga detyra e kryetarit të partisë Lulzim Basha dhe organet drejtuese dhe partia do të drejtohej nga një organ i quajtur “Komision i Rithemelimit”.

Por, një ankimim i bërë në Apel nga deputeti Alibeaj, i cili në atë kohë u autorizua si kryetar partie pas dorëheqjes së përkohshme të Lulzim Bashës, bëri që çështja të zvarritej ligjërisht deri në Gjykatë të Lartë, e cila në dhjetor 2023 zhbëri vendimin e parë të Apelit, që e njihte Alibeajn si palë në proces, duke kthyer çështjen për rishqyrtim.

Me vendimin e fundit të Apelit duket se përfundon dhe saga ligjore më shumë se 3-vjeçare e partisë më të madhe opozitare, e cila që prej vjeshtës 2021 është e përçarë në dy grupime kundërshtare.

Beteja ligjore për vulën dhe emrin e partisë bëri që Partia Demokratike të futej e përçarë dhe të përjetonte një humbje të thellë në dy palë zgjedhje vendore, ato të pjesshmet në mars 2022 si dhe zgjedhjet e majit 2023.

Organet vendimmarrëse të procesit zgjedhor i njohën Bashës të drejtën për të përdorur vulën dhe logon, si dhe të përfitonte fondet e buxhetit të shtetit për zgjedhjet, ndërsa grupimi i Berishës garoi nën siglën e një koalicioni me partinë e aleate të ish-presidentit Ilir Meta.

Konflikti mes dy grupimeve lindi në shtator të vitit 2021, kur ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha vendosi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, pasi ky i fundit u emërtua si person i përfshirë në korrupsion madhor nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Por, Berisha nisi një fushatë brenda partisë që kulmoi në janar të 2022-it me një sulm fizik kundër selisë së partisë, e cila u pasua nga ndërhyrja e policisë. Pas sulmit, kryesia e PD-së vendosi përjashtimin e Berishës dhe mbështetësve të tij nga partia.

Aktualisht “Rithemelimi” kontrollon pjesë më të madhe të partisë në terren dhe të grupit parlamentar, pasi shumë prej kundërshtarëve të dikurshëm u bashkuan rreth Berishës në këto vite.

Pas vendimit të gjykatës së Apelit, deputeti Flamur Noka u bëri thirrje demokratëve që të rikthehen tek partia e tyre. Sipas tij, “..megjithëse në oazin e padrejtësisë, u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh”. /BIRN


13 Comments

  1. Kaq shume qenkan trembur patronzistet dhe zhulsat qe ndjekin ato,sa qe nuk po shkruajne asnje koment,qofte ede pa emer?

    1. Katovica vazhdon, vazhdon poshterimi dhe vjedhja 33 vjecare e banditeve te Ramiz Alise. Cdo shprese per ndryshim eshte shuar sot nga mafia politike uzurpatore 33 vjecare ne bashkeveprim me mafian nderkombetare. Me shume se Basha sot kane humbur shqiptaret, ka rene ne koma drejtesia, eshte poshteruar politika amerikane dhe angleze, eshte dekurajuar Spak, Bkh, dhe ajo pjese e gjykatesve te pa kapur. Edhe Zoti nuk na ben me derman sepse sot eshte vrare shpresa.

    2. Ore po ku i gjeti Noka këta gjyqtarë me integritet?
      Çudi.
      Kur japin vendime favor të PD, kanë integritet. Kur japin vendime që nuk i pëlqen PD janë shërbëtore të krimit dhe mafias.
      Megjithatë patronazhistat nuk tremben. Zhulsat po.
      Sepse ne patronazhistat kemi 6 muaj që kemi filluar punën për të fituar zgjedhjet e 2025.
      Ndërsa zhulsat dhe kujdestarët e PD vazhdojnë të kërkojnë vulën e humbur, të uritur për një byrek me gjizë të prishur, ne vazhdojmë hamë përditë sufllaqe.
      Të sigurtë për fitoren më 2025, ne thërrasim, rroftë Sali Berisha..
      Sa të jetë ai, patronazhistët do të jetojnë përherë të lumtur

      1. FILLOI TRUKIMI I NDESHJES ME ITALINE

        PAKTI RAMA MEOLONI ME FITU SHQIPERIA PO SHKON SIPAS PLANIT

        GEZUAR AFRIKANVE TE LEZHES

  2. Tani te vene mu ne pidh te kurves tyre -ali-bashanjte-sebashku me shpuren e tyre qe hallakaten demokratet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *