• |
ide | kryesore

“Jemi këtu me meritë, duam fitoren me Italinë”: Laçi entuziast para ndeshjes, heq presionin nga Sylvinho

F1, Sport
Laçi


“Se kush nis nga fillimi e vendos trajneri. Të gjithë lojtarët janë gati, djemtë po punojnë shumë fort. Si të luajmë 1 minutë, si nga fillimi, si 5 minuta duhet të jemi të gjithë në dispozicion të trajnerit dhe do të japim maksimumin”. Qazim Laçi nuk ushtron presion mbi trajnerin në vigjilje të debutimit me Italinë. Mesfushori i ekipit Kombëtar, në konferencën për media nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen, foli për objektivat e kuqezinjve në grupin B. “Ndeshja e parë është pak më e vështirë për të gjitha ekipet, si për ne si për Italinë. Ne kemi arritur deri këtu me shumë meritë. Kemi dhënë maksimumin në kualifikuese, kemi bërë ndeshje të mira dhe kështu do të vazhdojmë. Objektivi ynë është që të marrim maksimumin e pikëve te ndeshja e pare”.

Sfida e parë e Shqipërisë kundër Italisë do të luhet të shtunën në ora 21:00 në Dortmund. Laçi, numri 14 i Kombëtares, tha se skuadra kuqezi do t’i marrë të gjitha ndeshjet me radhë. “Të tre kundërshtarët tanë janë shumë të fortë. Secili prej tyre ka cilësitë e veta dhe është e vështirë të bëj një zgjedhje. Çdo ekip ka lojtar me diferencat dhe karakteristikat e veta. T’i marrim ndeshjet me radhë”.

Lexo më tejVideo/ Kombëtarja ul ritmin para Italisë: Sylvinho “urdhëron” vetëm një seancë stërvitore

Sidoq të jetë, e gjithë çështja është nëse Shqipëria është gati për ndeshjen e parë me Italinë, gjë për të cilën Laçi nuk ka asnjë dyshim: “Patjetër, të gjithë lojtarët janë gati. Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë dëmtim, kjo është kryesorja. Ndeshja e parë do jetë pak me stres pasi është takimi i parë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *