• |
ide | kryesore

Shqipëria trondit kampionët e Europës: në Dortmund kundër Italisë do të jenë 50 mijë tifozë shqiptarë

Sport
Shqipëria


Rriten pritshmëritë për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, ndeshje hapëse e Grupit B të Euro 2024. Sipas asaj që raporton ESPN, në Signal Iduna Park të Dortmundit nesër në mbrëmje priten rreth 50 mijë tifozë shqiptarë për ndeshjen mes dy kombëtareve. Shifra vërtet befasuese, që vërtetojnë tifozët shqiptarë si mbështetësit më të mëdhenj të një kombëtareje në këtë turne. Shqipëria në këtë rast, renditet vetëm pas Gjermanisë, që është vendi pritës.

Një kampionat evropian tepër i ndjerë në të gjithë Shqipërinë, aq sa kryeministri shqiptar Edi Rama pezulloi parlamentin kombëtar për 10 ditë për të lejuar mbi 100 ministra dhe parlamentarë të ndiqnin ndeshjet e Grupit B kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Lexo më tejEuro 2024, Shqipëria kombëtarja me më shumë “italianë” në fushë: Milan e Inter klubet më të përfaqësuar

Por e gjitha kjo nuk mjafton. Normalisht, kapaciteti i Signal Iduna Park, shtëpia e Borussia Dortmund, është 81,000 spektatorë. Kapaciteti i impiantit, megjithatë, do të reduktohet në 62,000 për Euro 2024. Sipas burimeve të UEFA-s të cituara nga ESPN, janë shitur një numër i madh biletash, shumica e tyre për tifozët shqiptarë. Italia, kampionia në fuqi e Evropës, do të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë. Nga “muri i verdhë” tek “muri kuq e zi” është një hap i shkurtër. Shqipëria e fitoi “betejën” e parë.


2 Comments

  1. Ne fakt hiq shqiptaret e ndershem, emigrante etj,por pjesa pololtike dhe zyrtare qe kan ik me taksat yona, ja kan ul breket mbi dy krenare, me vite, flamurit. Zoti i dhente hakun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *