• |
ide | kryesore

BE: Nëse Serbia nuk ka progres në normalizimin me Kosovën, nuk ka progres në negociatat e anëtarësimit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Bashkimi Evropian ia bëri të qartë Serbisë, se pa normalizim të raporteve me Kosovën nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. Megjithatë Bashkimi Evropian, nuk është shprehur qartë nëse njohja formale e Kosovës nga Serbia do të jetë kusht për Serbinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha, se “qëndrimi i bllokut rreth kësaj çështjeje mbetet i pandryshuar”.

“Qëndrimi i BE-së rreth kësaj nuk ka ndryshuar dhe mbetet i njëjti, siç është thënë në të kaluarën dhe siç është cekur në kriteret e anëtarësimit. Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë, nëse nuk ka progres në normalizim, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit”, tha Stano. Bashkimi Evropian tashmë zyrtarisht e ka ndryshuar kapitullin e 35, ku në kornizën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE, normalizimi i raporteve me Kosovën është përfshirë si kusht.

Këto deklarata zyrtarë BE-ja i bën pasi ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, në të përjavshmes NIN nga Beogradi, tha se njohja “formale eKosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE”.

Por në lidhje me deklarimet e Christopher Hill, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, duke cituar kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, shkroi se “është i paimagjinueshëm anëtarësimi në BE pa njohje reciproke”. Kancelari Scholz, këtë deklaratë e kishte bërë gjatë vizitës së tij në Kosovë, në qershor të vitit 2022.

“Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo qëndron ende. Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, shkroi Rohde në platformën X.

“Një marrëveshje politike mes të dy vendeve është një kusht i rëndësishëm për investime dhe vende pune e me këtë edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. E qartë është se marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse, është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së”, kishte deklaruar Olaf Scholz më 2022.

I dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanain, Manuel Sarazin, zhvilloi të premten një bisede telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku sipas këtij të fundit është folur edhe për “për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe për situatën në rajon”. Vuçiç shkroi në Instagram siç thotë se ” ka pasur një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë me Sarrazin për ‘marrëveshjet e pazbatuara’, nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, në radhë të parë, ato që kanë të bëjnë me sigurinë e serbëve në Kosovë, posaçërisht themelimin e Asociacionit me shumicë serbe”. Vuçiq thotë, se “përsërita se Gjermania dhe komuniteti ndërkombëtar në Serbi kanë një partner të besueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, forcimin e bashkëpunimit dhe prosperitetit rajonal. Por, mbrojtja e interesave kombëtare të shtetit dhe popullit serb do të jetë gjithmonë prioriteti ynë”.

Por, kur është fjala tek zbatimi i marrëveshjeve, Bashkimi Evropian, për herë të parë e qortoi Serbinë se e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, duke lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, ndonëse marrëveshja e ndalon një gjë të tillë.

“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit është e vlefshme dhe plotësisht detyruese për të dyja: Kosovën dhe Serbinë. Kjo përfshin edhe Nenin 4. Lobimi i Serbisë kundër Kosovës është shkelje e qartë e kësaj marrëveshje”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, në vitin 2023 arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve që më vonë u bë e njohur si “Marrëveshja e Ohrit’, marrëveshje kjo që ka mbetur e pa zbatuar në tërësinë e saj. Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë nën sanksione Kosovën për shkak të – siç thuhet -“veprimeve të pakoordinuara të qeverisë së Kosovës në veri të vendit”, Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrel, pritet të paraqesë një raport lidhur me heqjen ose jo të këtyre masave ndaj Kosovës. Zëvendëskryeministri i Kosovës që njëherësh është edhe kryenegociator në dialog me Serbinë, tha para një komisioni parlamentar se “ka informacione se është rekomanduar heqja e masave sanksionuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian”.

“Raporti i Borrellit është parakusht për trajtimin në Këshillin e Europës, është përpiluar në muajin prill, por ka pasur hezitim që të dërgohet në Komision. Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit ka kërkuar pak shtyrje. Besojmë se do të dorëzohet javën tjetër. Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave”, është shprehur Besnik Bislimi./DW


3 Comments

  1. Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left

  2. Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left
    Fuck EU
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck the left

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *