• |
ide | kryesore

Nuk ka të nesërme: Shqipëria luan gjithçka kundër Modric në derbin e Ballkanit

F1, Sport
Shqipëria


Humbja në debutim me Italinë e ka bërë të dytën në Grupin B të Euro 2024, një ndeshje pa të nesërme. Nëse Shqipëria nuk fiton, ose të paktën të marrë një rezultat pozitiv, ëndërra për të kaluar përtej fazës së grupeve për herë të parë mbyllet këtu. Kjo vlen edhe për Kroacinë, e dërrmuar në debutim nga Spanja. Në Hamburg, humbësi bën gati valixhet, me ndeshjen e tretë që bëhet një formalitet.

Te Shqipëria nuk ka askush të mos e kuptojë rëndësinë e këtij 90-minutëshi, ashtu si edhe faktin se ndoshta jemi përballë skuadrës më të përballueshme në grup, në krahasim me Italinë dhe Spanjën. Më e përballueshme nuk do të thotë e lehtë, sepse me kampionë si Modric, Gvardiol, Kovacic e Perisic apo Brozovic është e komplikuar që kur e mendon.

PIKËT, NJË DETYRIM

Fakti që kualifikohen edhe 4 të tretat më të mira e bën të rëndësishëm edhe barazimin. Edhe pse do ishte guxim i tepruar të mendosh të mundësh Spanjën, për më tepër kur nëse iberikët nuk e kanë siguruar kalimin. Në këtë pikë, Sylvinho dhe Shqipëria kanë detyrimin të marrin pikë për të mbetur në lojë për ndeshjen e 3-të në grup me Spanjën.

Lexo më tejVideo/ “Ndoshta nesër fitojmë, kush e di”: Sylvinho motivon kuqezinjtë dhe sfidon Modric: “I kemi studiuar”

Ajo që shumë tifozë mendojnë është se Kombëtarja kuqezi duhet të tregojë një kurajë më të madhe në fushë kundër kroatëve, në raport me ndeshjen ndaj kampionëve të Europës. Në fund të fundit nuk ka asgjë për të humbur, por vetëm për të fituar. Shqipëria ndeshjet me të tretët në botë në Katar 2022 për herë të parë në histori. Një derbi ballkanik në kampionatin europian që mund të ndryshojë fatet e historisë, ose të paktën mund të kthejë entuziazmin për një performancë të madhe, nuk ka rëndësi pastaj nëse kualifikohemi apo jo.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *