• |
ide | kryesore

Shifra katastrofë, vetëm humbje, 31 gola të pësuar e 3 të shënuar: e sot duhet të mundim Spanjën

Sport
Spanjën


Në fushë nuk luajnë statistikat, por ato janë pjesë e lojës dhe janë tregues mbi atë që ndër vite përfaqësojnë skuadrat. Me Spanjën kuqezinjtë nuk kanë të krahasuar, shifrat janë depresionuese e megjithatë sot shpresojmë jo pak të mund të thyejmë një tabu. Shqipëria është gati për betejën e fundit të Grupit B kundër Spanjës, në 90 minuta që ndajnë suksesin nga dështimi.

SHIFRAT

Sylvinho ishte i qartë në konferencën për shtyp: kjo skuadër hyn vetëm për fitore. Utopike po ta mendosh se thuhet kur përballë është Spanja, precedentët me të cilën janë ato që janë. Për të mundur Spanjën nuk duhet thyer tersi, sepse në 8 përballje kundër tyre, Shqipëria nuk ka arritur asnjë fitore dhe asnjë barazim. Spanja ka shënuar ndaj Shqipërisë 31 gola në total, ndërsa kuqezinjtë kanë arritur të bëjnë keq vetëm 3 herë.

PRECEDENTËT

Për herë të parë këto dy përfaqësuë janë takuar në kualifikueset e Europianit të vitit 1986, ku Spanja fitoi 1- 2 në Tiranë me golin e Shkëlqim Mucës dhe 5-0 në Sevilje. Në vitin 1990 me një skuadër të shpërbërë Spanja fitonte 9-0, përballje e vlefshme për kualifikueset e Euro 1992, ndërsa takimi i dytë në Tiranë u anulua për shkak të situatës politike në Shqipëri.

Në vitin 1993 Spanja fitoi 3-0 në shtëpi dhe 1-5 në Tiranë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 1994.Ndeshja e fundit mes dy kombëtareve ishte miqësorja e luajtur më 26 mars 2022 në Spanjë. Skuadra e Luis Enrikes fitoi 2-1, me gola të Ferran Torres dhe Olmos. Për Shqipërinë barazoi përkohësisht Myrto Uzuni.

Sonte, në Euro 2024, luhet ndeshja më e rëndësishme mes dy kombëtareve, të paktën për Shqipërinë e jo për Spanjën, që tashmë është e kualifikuar. Kuqezinjtë kanë treguar në dy përballjet e para të Europianit se dinë ta përballojnë presionin e madh. E ndoshta këtë herë mund të na duhet edhe pak fat.


2 Comments

  1. Po te mundim spanjen do te thotë te jemi kampion bote europe te gjitha bashkë hajde mos te fluturojmë me pras ne byth
    Te lutemi mos te na fusin njo katra pese ate thoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *