• |
ide | kryesore

Ndaloi Brojën e Asllanin, portieri i Spanjës Raya: “I lumtur që ndihmova skuadrën të fitonte”

Sport
Raya


Debutim fitues për David Raya, portierin që debutoi për Spanjën në ndeshjen kundër Shqipërisë, të fituar 1-0. Portieri i Arsenal shpjegoi emocionet e tij për faqen zyrtare UEFA.com: “Kjo ndeshje ishte një paraqitje e jashtëzakonshme nga të gjithë lojtarët e përfshirë. Ne e dinim absolutisht që Shqipëria nuk ishte një kundërshtar i lehtë. Ata po luanin për të mbijetuar në Euro 2024. Ne e dominuam ndeshjen; është një shije e ëmbël dhe ne jemi shumë të lumtur që fituam një tjetër ndeshje”.

Portieri i dytë i iberikëve ishte protagonisti absolut i ndeshjes me të paktën tre ndërhyrje vendimtare ndaj Brojës e Allsanit. Raya tregon ndjesitë e fitores kundër kuqezinjve: “Kur shënuam, i lënduam pak, por e dinim 100% se do të na sulmonin edhe më fort. Ndeshja u thye pak aty dhe Shqipëria bëri disa raste. Jam i emocionuar që kam luajtur, por mbi të gjitha ndihmova ekipin të fitojë tre pikë të tjera”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *