• |
ide | kryesore

Në qeli deri në tetor/ Beleri: Shkoj drejt Gjykatës Europiane të Drejtësisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Beleri


Eurodeputeti i zgjedhur, Fredi Beleri do të qëndrojë në qeli deri në tetor, pasi Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me dy vite burg.

Mediat greke shkruajnë se Beleri nuk do të mund të jetë i pranishëm në Strasburg në korrik për të bërë betimin e tij.

Në një interviste për “CNN Greece”, Beleri ka paralajmëruar se cështjen do ta cojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe se nga tani e tutje problemin do ta ketë kryeministri Edi Rama.

“Në çdo vend europian dhe në çdo sistem gjyqësor që funksiononte sipas rregullave të shtetit të së drejtës, lirimi im do të ishte një rrugë njëkahëshe pavarësisht zgjedhjes sime apo jo. Rama do ta ketë problemin tani e tutje”, theksoi ai.

Beleri shton se kryeministri i Shqipërisë ka vepruar si një puçist i zakonshëm, duke shtuar se ai ka duruar shumë padrejtësi dhe do të durojë edhe për disa javë të tjera nëse do të jetë e nevojshme.

“Rama veproi si një puçist i zakonshëm. Kam duruar kaq shumë muaj pavarësisht padrejtësisë dhe grushtit të shtetit kundër meje. Do të duroj edhe disa javë nëse është e nevojshme”, vëren eurodeputeti i zgjedhur nga PD, duke theksuar se ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për çështjen e tij “dhe pastaj disa nuk do të dinë ku të fshihen”.

Në të njëjtën intervistë Beleri vlerëson se si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është i interesuar që vendi i tij t’i bashkohet familjes evropiane “vetëm me fjalë”. “Megjithatë, në veprime, ajo që po bën e largon Shqipërinë nga Europa. Një perspektivë evropiane duke anashkaluar shtetin e së drejtës siç ka ndodhur në rastin tim nuk ekziston”, përfundon ai.


6 Comments

  1. Se drejtësia ka ra spo diskutohe nëse Bejleri qenka fajtor çka ishin Dako Ago Tahiri Gjiknuri në Dibër dhe Durës jo këta deraaaaaaa koperativist vidhnin vota edi derrrinnn

  2. Himara Autonome
    Historikisht Himara ska qene pjese e shqiperis
    Himara i esht bashkuar shqiperis forcerisht nga politikat Evropjane
    Himara ka wene kondraditore dhe kondra islamizmit dhe perandorise Otomane
    Shqipetaret e mesilmanizuar u bene armiqte e perhershem te saj deri ne dite te sorme
    Politika e katolicizmit dhe pushtimi l i shqiperis nga perandoria otomane krijoi percarje fetare dhe zaptim trojesh dhe kufijve te Himares
    Renja e perandoris otomane krijoi dhe shtetin Shqipetar ne vitin 1912 ku Himara ju bashkua shqiperis
    Himara kishte statusin e Autonomise
    Krietari i Autono.ise se Himares Gjrneral Spiro Milo
    Ku i drejtohet Evropes
    Cpate qe Himaren dhe Vorjo Ipiron ja ngjiter djallit nga mbrapa
    Pra gjith parametrat historolike tregojne qe Himara ska qene pjes e shqiperis
    Kultura helene dhe jeta helene mbizoteronte ne popullaten miks me ate shqipetare
    Shqipetaret arsimoheshin gerqisht ne shkollat greke dhe rritmet e kultit fetar ishin gerqisht pra shqipetaret mesoheshin edukoheshin dhe faleshin ne kishat greke dhe ne gjuhen greke
    Deri sa i nemuri Fan SNolinje tradhetar i Helenizmit krijoi kishen autoqefale shqipetare
    Pra kisha autoqefale dhe bedakshijte kane shpifur autowefaflizmin shqipetar 2000vjet mbas kristjanizmit dhe 1500 vjet mbas islamizmit
    Pra kejo esht
    Histiria e Himares dhe e shqipetarizmit
    Himara ka qene esht dhe do mbetet pjedestal i historis se saj dhe jo e shqiperis islamo komuniste

  3. Më vjen keq për ata që lotojnë para PD-së. Ata janë vërtet për të qarë, por jo pse po ikën Sali Berisha, por pse po u heq shansin të vijnë ndonjë herë në pushtet.

    Ajo parti nëse nuk rithemelohet, do të ketë fatin e sotëm të Sali Berishës, i cili po tenton të bëjë politikë me ikjen formale të tij, për të mos ikur nga ajo parti”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *