• |
ide | kryesore

Breshër në Kukës, probleme në disa rrugë të qytetit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi për të përmbytur rrugët e Kukësit. Reshjet e dendura me shi e breshër kanë shkaktuar probleme në rrugët e qytetit të Kukësit, në lagjet 1, 2 dhe lagje të re.

Sasia e madhe e reshjeve ka bërë që kolektorët të mos përballojnë prurjet duke shkaktuar përmbytjet e disa rrugëve në qytet.

Ndërkohë reshjet e para të shiut janë shoqëruar me breshër, ku një kokërr breshëri kap diametrin 3 deri në 5 cm. Breshëri ka përfshirë zonat administrative Shtiqën, Bicaj e Surroj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *