• |
ide | kryesore

Euro 2024, Franca, Spanja, Gjermania e Portugalia nga njëra anë: vendi i dytë i Gjelave trazon rrugën

F1, Sport
Euro 2024


Franca është kualifikuar në fazën e 16 më të mirave të Euro 2024 dhe deri këtu nuk ka asgjë të papritur. Sido që të jetë, barazimi 1-1 kundër Polonisë, që ishte e eliminuar, ishte sensacional. Ky rezultat i kushtoi përzgjedhjes së teknikut Deschamps vendin e parë në Grupin D, duke përmbysur si pasojë hartën e rrugëtimit drejt finales të kompeticionit. Nënkampionët e botës pozicionohen në këtë mënyrë në njërën anë së bashku me ekipet e tjera të nivelit më të lartë kombëtar, si Gjermania, Spanja dhe Portugalia: të gjitha të parat në grupin e tyre përkatës. Penalltia e realizuar nga Lewandowski, e përsëritur dhe e shënuar pas gabimit të parë, i dha Austrisë vendin e parë, duke e futur skuadrën e Rangnick në anën e renditjes ku është Italia dhe Anglia ndër më të fortët.

Humbja ndaj Spanjës, pra, si dhe golat e fundit të realizuar nga Zaccagni dhe Fullkrug, ndryshuan rrugën dhe të ardhmen e Italisë së teknikut Spalletti, padyshim në letër. Nëse është për tu kaluar pengesa zvicerane në 1/8 e Euro 2024, të kaltrit e kanë vendosur veten në anën e kundërt të hartës me të paktën katër prej emrave të mëdhenj të futbollit evropian, të cilët do të luftojnë deri në fund për të marrë një vend në finale.

Lexo më tejVideo/ Austria i “fik derën” Holandës: fitore e bujshme e Ragnik ndaj Oranje, Lewa i heq kreun Francës

Nga ana “e lehtë”, megjithatë, janë Austria befasuese, Anglia dhe kryesuesja e grupit Belgjika (që luan sonte). Kjo e fundit është më e pasigurta, për faktin se pas dy ndeshjesh në Grupin E janë katër skuadra me tre pikë.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *