• |
ide | kryesore

Lexojeni për zbavitje/ Rama kujtohet të luftojë korrupsionin… me një drejtori të re

Arkiva, Lajme, Të fundit


Edi Rama ka vendosur të krijojë Drejtorinë e Përgjithshme të Antikorrupsionit, të emëruar me inicialet DPAK. Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, misioni i DPAK-së është “të sigurojë parandalimin e goditjen e korrupsionit në institucionet e administratës shtetërore.

Krijimi i një institucioni të ri e bën akoma më qesharake luftën kundër korrupsionit. Dihet e pranohet gjerësisht se kjo nuk është punë institucionesh, por vullneti për të luftuar ose jo korrupsionin, vullnet që Edi Rama dhe oborri i pushtetit të tij nuk e kanë dëshmuar prej 11 vitesh në pushtet.

Sidoqoftë në Vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se Drejtoria së Përgjithshme të Antikorrupsionit do të jetë në varësi të ministrit përgjegjës për antikorrupsionin, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit dhe do të financohet nga buxheti i shtetit.

Mes shumë detyrave, DPAK-ja ka përgjegjësi të organizojë punën për kryerjen e hetimit administrativ në kuadër të denoncimeve ose ankesave për praktika abuzive dhe korruptive ku DPAK-ja shtrin aktivitetin, të cilët, me veprime apo mosveprime, kanë kryer shkelje.

Drejtori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit. Ai raporton drejtpërdrejt para Kryeministrit për veprimtarinë e DPAK-së dhe të koordinatorëve sa herë kërkohet nga ky i fundit.

DPAK paraqet kallëzim penal në organin e prokurorisë në rastet e dyshimit të arsyeshëm, apo administrimit të provave për praktikën korruptive;

Struktura dhe organika e DPAK-së miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.


2 Comments

  1. Ky pidhi i kurves vetem hap drejtori per te punesuar kriminelet ,hajdutet dhe trafikantet,dhe kjo na qenka -anti-korrupsion-ku keta graqiret jane zhytur koke dhe kembe ne korupsion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *