• |
ide | kryesore

Mikrokreditë/ Prokuroria e Tiranës kërkon pushim të hetimit për Gent Sejkon

Arkiva, Lajme, Të fundit


Në gjykatën e Tiranës është paraqitur sot kërkesa e prokurores së Tiranës për pushimin çështjes së nisur nga një kallëzim për guvernatorin e BSH, Gent Sejko në lidhje me mikrokreditë.

Sipas prokurorisë së Tiranës, Sejko nuk duhet të hetohet për “shpërdorim detyre”.

Por Gjykata e Tiranës fillimisht ka shpallur moskompetencë, pasi Sejko është zyrtar i lartë dhe për rrjedhojë nuk mund të gjykohet nga Gjykata e shkallës së parë të Tiranës, ndaj çështja e pushimit të hetimit për Sejkon ka kaluar në Gjykatën Speciale.


5 Comments

  1. Ky duhet te ishte i pari qe duhwt te shkonte ne pi….. semes se mori me qafe qytetaret me keq se piramidat e 97.
    Ky dhe shoket e ketij e bene detin kos duke groposur sa e sa familje shqiptare ne halle me interesa pa kontroll

  2. Ne te gjithe boten guvernatoret e bankes qendrore jane talent te financave dhe jane gjithmone me kembe ne toke , i vetmi qellim i tyre eshte stabiliteti ekonomik i vendit dhe rritja e mireqenies se popullit te tyre . Ata jane barriera e realitetit me fantazine e shfrenuar te kryeministrave ne pushtet . Jo me kot qe mbas karrieres si guvernator banke perfundojne ose ministra financash ose kryeministra ne kohe emergjencash .
    Tek ne ndodh krejt e kunderta . Jjane karagjoz qe e kane mendjen vetem si te vjedhin e te fukarepsin popullin duke justifikuar çdo idiotesi e karagjozllek te pushtetit . Thjesht , jane servila te babzitur te pushtetit qe nuk ngopen me rrogen e majme qe marrin e as me hajnite qe bejne . Ne fund perfundojne si kazan plehrash ne lagjet e pasura te politikaneve .

    1. Po kush nuk e ka mendjen per te vjedhur tek ne? Qe nga Km e deri tek KF ( kryeplaku i fshatit) .Nese gjenerali keput nje koker molle ku kalon ushtria,ushtari i fundit do e shkule me gjithe renje

  3. ky ket muhabet ka bo qe nga koha qe ka qene tek deloite per firmat priamidale ne shqiperi ne 97-99 , hajdut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *