• |
ide | kryesore

“Ministria e vdekjes”, qindra qytetarë në protestë pas skandalit te Onkologjiku

Arkiva, Lajme, Të fundit


Qindra qytetarë në Tiranë kanë dal sot në protestë, një ditë pas zbulimit të abuzimit me pacientët dhe me ilaçet nga disa mjekë, në Spitalin Onkologjik në QSUT.

Gazetari Osman Stafa tha në këtë protestë se është një turp i madh që të bëhet pazar me jetën. Gazetari tha se Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast me akuza që janë të lehta si “shpërdorimi i detyrës”. Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë hetim për këtë rast, si dhe të hetojë hollësisht çdo repart në QSUT, që mund të orientojë qytetarët në klinika private.

Ky është një skandal i madh. Thonë mjekët pa pikë turpi hajde se ja japim gjysmë mjekimi atij qytetarit. Është shumë turp. Prokuroria ka nisur hetim dhe është lajm i mirë. Por akuzat janë të lehta. Ti ke vrarë njerëz e si mund të hetohesh ti për shpërdorim detyre. SPAK të hetojë, çdo repart në QSUT, sepse çdo repart ka grupe të tilla, që çojnë qytetarët tek klinikat e tyre për t’i zhvatur. Fatkeqësisht në Shqipëri, nga të sëmurët ngelin ata që shesin shtëpinë, tokën, lopën, hyjnë në kredi, për t’u shëruar se nuk kanë mundësi ekonomike”, tha Stafa.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, ndërsa ngrenë shqetësimin se në spitale ka mungesë të ilaçeve.

“A ka njeri këtu që dinjiteti mos të jetë shkelur. A ka marr kush këtu shërbim falas shëndetësor. Ne nuk na mbledhur rast i paprecedentë, rasti i vetëm i dikujt që ka prapavijë kriminale, na ka mbledhur rrjeti i hajdutëve, nga kryeministria, ministria, spitali, deri te roja që të vjedh. Ka dy vite jashtë pune, që shqiptarët të bredhin dyerve të spitaleve private. Ju e dini se nëpër spitale mungojnë ilaçet. Kërkojmë dorëheqjen e Kociut, dorëheqje për zinxhirin drejtues të QSUT. Mjekët të punojnë vetëm në një sektor, jo të na bëjnë ping pong. Plotësimi i spitaleve me branat që mungojnë dhe sigurimi i mjekimeve të krimoterapisë, të klasifikohet vrasje me dashje mungesa e mjekimit në spitale, lënia e pacientëve pa mjekim. Heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjeket infermieret që me dashje u heqin pacientëve”, tha një protestues.


8 Comments

        1. Ku kemi arritur! Ku ishim e ku jemi!
          Te keqen e kohes se Enver Hoxhes.. Jo vetem ishte falas, por me respekt per njeriun. Tashti u katandisem me duart lart perpara vdekjes. Mjeku te vret me keq se semundja. Edhe ne privat njesoj. Pershtypje te tmerrshme nga kirurgia oftalmologe Teuta Haveri, spitali Hygeia. Kontrolloni kalbesirat ne radhet e mjekeve ne Shqiperi se po behen çdo dite krime ndaj jetes.

          1. Jam plotesisht dakord me ty Pacient. Ku jemi katandisur. Populli duhet te ngrihet ne kembe per veprimet e tmerrshme kunder jetes nga bluzat e bardha dhe gjuthe ky sistem kriminal.

  1. “mungesa me arsye”, siç duan t’ia quajnë Berishës mungesën gjashtëmujore nënkupton pengesë brenda ligjshmërisë se veprimeve të individit, pra nënkupton spital, nënkupton sëmundje, nënkupton pandemi, ka ngec diku jashtë shtetit… etj. Këto janë mungesa me arsye. Mungesë me arsye se “është pak në burg”, vetëm socialistët shqiptarë mund të shpikin për kundërshtarin e tyre të cilin e duan të vdekur po të pavarrosur.

  2. Ministria e Ogerta Manastirliu, qe ka “palosur” njerezit! Edhe pse ka ikur nga aty, prape ja ka hequr fondet e ketyre me kancer qe c’eshte e verteta jane votues te PS dhe mire tu behet te vdesin per partine qe ju ka shkërdhyer trute!

  3. U ngritën e mirë bënë po pse kur plas fare!!!
    Po pse kur opozita I thoshte këto gjëra e që po vërtetohen pse su ngritë??
    Apo motoja e shqiptarëve larg b….s time!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *