• |
ide | kryesore

Theu kafkën e humbi Euro 2024, Varga vizitohet në spital nga kombëtarja e Hungarisë

Sport
Varga


Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi dhe disa anëtarë të kombëtares magjare vizituan në spital sulmuesin Barnabás Varga. Ai u dëmtua rëndë në një përplasjeje shumë të dhunshme me portierin Gunn, gjatë ndeshjes kundër Skocisë. Si pasojë Varga pësoi fraktura të shumta të kafkës duke rezultuar në tronditje cerebrale. Lojtari i kombëtares së Hungarisë iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm të hënën dhe do të dalë sot nga spitali. Fotoja e vizitës është publikuar nga Federata Hungareze e Futbollit në llogarinë zyrtare në X.

Një lehtësim pas frikës së madhe të përjetuar në ndeshje, sepse Barnabas Varga e kaloi rrezikun për jetën. Këtë e konfirmoi trajneri i Hungarisë Marco Rossi pas ndeshjes ndaj Skocisë. Pikërisht në 10′ e fundit të lojës, lojtari hungarez u përplas aksidentalisht me portierin kundërshtar Gunn. Mjekët konstatuan thyerje të të shumëfishtë të mollëzës dhe Varga iu nënshtrua operacionit e fatmirësisht gjendja e tij u përmirësua gradualisht.

Tekniku Rossi rindërtoi edhe ato minuta të frikshme në fushën e lojës: “Nuk e di nëse Varga u përplas me portierin, apo me ndonjë nga lojtarët tanë. Ishte një situatë konfuze. Edhe për këtë arsye u bë një kontroll në VAR (për shkak të një penallti të mundshme e cila më pas nuk u dha, red.) Lojtarët e më thanë se Barnaba nuk dukej i vetëdijshëm, kjo është arsyeja pse ata ishin të shqetësuar. Ndoshta, edhe sepse mjekët tanë mbërritën pak ngadalë, me shumë mundësi duke e nënvlerësuar situatën. E qartë se nëse do të shkonim përpara në Euro 2024, ai nuk do të jetë i disponueshëm”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *