• |
ide | kryesore

Video / Befasi në Euro 2024, Gjeorgjia mposht 2-0 Portugalinë dhe shkon në 1/8: ia del edhe Turqia

Euro 2024, F1, Sport
Euro 2024


Gjeorgjia bën surprizën, mund 2-0 Portugalinë dhe arrin kualifikimin në Euro 2024. Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit F, skuadra e Sagnolit pas fitores ndaj portugezëve, që e mbyllën grupin të parët, arriti kalimin historik në 1/8 duke u kualifikuar në turin tjetër në fazën me eliminim direkt të turneut.

Në Arena, AufSchalke Kvaratskhelia shënoi në minutën e 2′-të për gjeogjianët që më pas u mbrojtën dhe vijuan me kundërsulme. Një taktikë që karakterizoi edhe pjesën e dytë. Ndërkohë në minutën e 57′-të Mikautadze dyfishoi shifrat me 11 metërsh pas një faulli të Antonio Silvës ndaj Lokoshvilit në zonë. Një gol që vulosi rezultatin për Gjerogjinë që do të përballet me Spanjën në fazën e 1/8-ave.

Në ndeshjen tjetër, Turqia mposhti 2-1 Çekinë dhe fluturon në raundin tjetër të kompeticionit. Një përballje emocionuese, që i siguroi kualifikimin në 1/8 e Euro 2024 skuadrës së teknikut Montella në një sfidë ku pati edhe tensione.

Lexo më tej: Video/ Turqia shënon autogolin më absurd të Europianit: Portugalia tris, CR7 i ‘fal’ golin Brunos

Skuadra e Hasek, e cila i dha lamtumirën kompeticionit, luajti që nga minuta e 20-të me dhjetë lojtarë pas dy të verdhëve të Barak në 9 minuta. Në minutën e 51′-të, ishte Çalhanoglu që zhbllokoi sfidën. Por çekët nuk u dorëzuan, duke vendosur baraspeshën e përkohshme me Soucek në të 66′-ën. Ndërsa për të vulosur kualifikimin e turqve mendoi Tosun që shënoi në minutën e 94′-ët. Në përfundim të takimit nuk munguan nervozizmi dhe përplasjet mes lojtarëve.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *