• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Prishtinë, një i vdekur dhe 14 të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një person ka humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, tha për Radion Evropa e Lirë se aksidenti ndodhi rreth orës 14:30 në fshatin Keqekollë të Prishtinës, ku u përfshi një autobus dhe një makinë.

Për pasojë një person ka humbur jetën, ndërkaq 14 të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, tha Borovci.

Autoritetet, tha Borovci, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve që sollën deri tek aksidentet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *