• |
ide | kryesore

AS: Sylvinho ka ngjallur interes tek disa klube europiane

Arkiva, Lajme, Të fundit
sylvinho


Paraqitja e mirë e Shqipërisë, pavarësisht eliminimit ka bërë që disa skuadra të interesohen për trajnerin brazilian Sylvinho. Për momentin ai nuk ka rinovuar kontratën.

Europiani i jashtëzakonshëm që luajti Shqipëria, e aftë për t’u bërë ballë tre fuqive me të cilat u përball, madje edhe duke barazuar me Kroacinë, ka bërë të modës disa futbollistë të skuadrës ballkanike, por edhe trajnerin e saj, Sylvinho. Braziliani do të vazhdonte në parim deri në Botërorin e ardhshëm 2026, por realiteti është se në fund të qershorit ende nuk ka nënshkruar një kontratë e re dhe se pasi pa frytet e punës së tij me “Shqiponjat”, Sylvinho ka ngjallur interes nga disa klube evropiane.

Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, siguroi pak ditë më parë se nuk do të ketë probleme për vazhdimin e kontratës së trajnerit edhe për 2 vite. Dhe vetë Sylvinho ka dashur të qetësojë disi fansat pas kthimit në Tiranë të martën: “Unë jam pjesë e projektit. Jam shumë i kënaqur me këtë 1 vit e gjysmë që kam punuar”. Por duket qartë se në javët në vijim do të vijojnë ofertat për trajnerin që ashtu si ekipi i tij u vendos plotësisht në vitrinë gjatë këtij Europiani.

Pasi “vari këpucët” si mbrojtës i majtë te Manchester City, 50-vjeçari brazilian filloi rrugëtimin e tij si trajner, si ndihmës i bashkatdhetarit të tij Tite, të cilin e shoqëroi në Cruzeiro, Corinthians dhe kombëtaren e Brazilit. Më vonë ai punoi me Roberto Mancinin tek Inter dhe në vitin 2019 bëri debutimin e tij si trajner tek Olympique Lyon. Menjëherë pas fillimit të kampionatit, ai u shkarkua. Pasi mori drejtimin e Corinthians ai pati një fat më të mirë, pasi arriti të kualifikohej për kupën Libertadores.

Në 2 janar të vitit të kaluar, Sylvinho u bë trajner i Shqipërisë me synimin kualifikimin e saj në këtë kampionat europian. Ai e arriti atë me një ndeshje të mbetur, si i pari i klasifikuar duke befasuar në një grup që përfshinte gjithashtu Republikën Çeke dhe Poloninë. ©Marrë nga AS.com, përshtati në shqip LAPSI.al

LEXO EDHE: Polemika/ A duhet të vazhdojë Silvinjo? Dilema para kontratës së re

Sylvinho drejt largimit? Trajneri qëndroi vetëm 2 ditë në Tiranë

A do të rinovojë Sylvinho? Flet për herë të parë Armand Duka


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *