• |
ide | kryesore

Dako në GJKKO kërkon gjykim të shkurtuar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dako


Është zhvilluar sot seanca e parë në GJKKO ndaj ish-Kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Dako po gjykohet për shpërdorim detyre në dy raste. Ish-Kryebashkiaku pas daljes nga GJKKO tha se ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa u shpreh se nuk ka fakte dhe prova kundër tij.

Procesi në ngarkim të Dakos është shtyrë, ndërsa këtë të enjte u zhvillua seanca e parë e gjykimit në themel.

Dako u lirua, pasi qëndroi për 9 muaj në paraburgim, saktësisht më datë 27 shkurt 2024, pasi skaduan afatet e paraburgimit, dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, me mbikëqyrje policore 24 orë.


1 Comment

  1. Pasqyra e degradimit te Shqiperise= Drejtesi e deformuar + media e kapur+politik e inkriminuar+shendetesi ne koma+ arsim ne injorance

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *