• |
ide | kryesore

Dënohet me 3 vite burg ish-kryetari i dhomës së Avokatisë, Arben Lena

Arkiva, Lajme, Të fundit
Arben Lena


Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burgim për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj gjyqtarit, avokatin dhe ish-kryetarin e dhomës së Avokatisë, Arben Lena.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Lena u dënua përfundimisht me 2 vite burgim dhe heqjen për 3 vite rresht të ushtrimit të së drejtës së profesionit.

Çfarë ndodhi

Pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi një të arrestuar për trafikun e emigrantëve, rezulton të jetë edhe kreu i Dhomës së avokatisë së Korçës Arben Lena.

SPAK lëshoi ndaj tij urdhër arresti, i cili u ekzekutua nga policia. Provat kundër tij u gjetën në celularin e tij pas sekuestrimit, komunikime të tij me personat e përfshirë që ngrenë dyshime të arsyeshme për SPAK se edhe avokati është pjesë e skemës së korrupsionit.

Skema u godit më 26 dhjetor të vitit 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër në detyrim paraqitje.

Personi me masë arresti që donin të lironin, është Bledar Kozici. Sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun do të merrnin 5 mijë euro nga familjarja e të arrestuarit, Artiana Kozici, ndërsa në skemë sipas SPAK është e përfshirë edhe avokatja Dajana Kodra.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *