• |
ide | kryesore

Dhunuan dy persona te Liqeni Artificial, në pranga 46-vjeçari, procedohet një tjetër

Lajme, Të fundit


Një sherr me grushte ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Liqenit Artificial. Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. B., 34 vjeç banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në orën 19:00, te liqeni artificial, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasit A. M., 50 vjeç dhe R. C., 26 vjeç. Gjatë konfliktit, shtetasi R. C. është rrëzuar në një shkallë betoni dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e policisë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *