• |
ide | kryesore

Hidhet bombë molotov jashtë shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë në Greqi, plagoset një polic

Lajme, Të fundit


Një bombë molotov është vendosur nga persona të panjohur në orët e mëngjesit, jashtë shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë, në zonën e Papagos.

Persona të panjohur kanë lëshuar një bombë molotovi në drejtim të mjetit patrullues dhe pikës së vrojtimit në pikën specifike, si pasojë e kësaj automjeti ka marrë flakë dhe mjeti i patrullës së ELAS-it është shkatërruar plotësisht.

Në të njëjtën kohë ka mbetur i plagosur edhe një polic, i cili po kryente detyra sigurie. Ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës, pasi kishte plagë në fytyrë dhe duar, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja e Zjarrfikësve ka qenë e nevojshme për shuarjen e zjarrit që ka rënë në automjetin konkret, ndërsa nga kontrollet e deritanishme në zonën e gjerë nuk janë arrestuar dhe as nuk janë identifikuar persona që mund të jenë lidhur me sulmin.

Burrat e Sigurimit të Shtetit, të cilët kanë ndërmarrë hetimet paraprake, po analizojnë videot nga kamerat e sigurisë dhe po përpiqen të arrijnë te autorët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *