• |
ide | kryesore

Kanabisi s’ka të sosur, zbulohen 13 mijë rrënjë në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zbulohen mbi 15 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër


Policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit “Territor i pastër” ka sekuestruar 13 mijë bimë kanabisi.

“Vijon me intensitet nga ajri dhe nga toka, megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Kjo fazë e megaoperacionit u zhvillua në zona me terren të vështirë ku ndërhyrja e forcave të Policisë u krye nga ajri me helikopterin e Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë kësaj faze u angazhuan 80 punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Asgjesohen 13 194 fidanë e bimë kanabis( 6500 fidanë dhe 6694 bimë kanabis)”, thuhet në njoftim.

“Vijon me intensitet nga ajri dhe nga toka, megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Kjo fazë e megaoperacionit u zhvillua në zona me terren të vështirë ku ndërhyrja e forcave të Policisë u krye nga ajri me helikopterin e Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë kësaj faze u angazhuan 80 punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Asgjesohen 13 194 fidanë e bimë kanabis( 6500 fidanë dhe 6694 bimë kanabis)

Bazuar në koordinatat e siguruara me parë nga monitorimet me dron të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është bërë e mundur që nëpërmjet disa fluturimeve me helikopterin e Forcave Ajrore, 80 punonjës policie të kryenin kontrolle në vendin e quajtur “Rrethi i Brashtës”

Gjatë kontrolleve në këtë zonë u gjetën dhe u asgjësuan 13 194 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa. Ndërkaq, gjatë fazave të mëparshme të megaoperacionit “Territor i pastër”, përgjatë këtij 6-mujori, shërbimet e DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë asgjësuar rreth 137140 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa, si dhe kanë arrestuar dhe proceduar 41 shtetas.

Operacioni nga ajëri dhe toka do vijojë Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Shkodër mbetet e përkushtuar në luftën kundër kultivimit të cannabisit dhe veprimtarive të tjera kriminale që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Policia e Shtetit inkurajon të gjithë qytetarët që të denoncojnë në njësitë fizike të Policisë dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie që ata hasin”, thuhet në njoftim.


1 Comment

  1. E dimë që ai mandat është i pavlerë, por dimë që Berisha është falur, në kohën kur ka tentuar të vrasë njerëz në PD, falet çdo ditë kur shpenzon shuma të mëdha për militarë dhe për simpatizantë që i vijnë rreth e rrotull ose paguan shuma të mëdha për gjyqe nëpër botë.
    Por po asgjesohen te gjitha,jo si ne kohen e haxhi qamilit salih qe i ruante shiku dhe policia e mulit e lulzimes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *