• |
ide | kryesore

Në spitalin tonë nuk ka shkelje/ Mjekja: Nuk jam e shkarkuar

Lajme, Të fundit


Alketa Pere, e cila është një nga mjeket e akuzuar për skandalin te Spitali Onkologjik në QSUT, para seancës në gjykatë ka folur për mediat.

Ndër të tjera, Pere tha se nuk është shkarkuar si mjeke dhe se do të vazhdojë të shkojë në Onkologjik.

“Duhet të ndryshojnë strukturën e spitalit, pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur “Rrugëtimi”, dhe duhet që çdo njeri ta dijë rrugëtimin e pacientit.

Nuk e di për spitalet e tjera, në spitalin tonë nuk ka shkelje. Duhet të sqarohen mirë gjërat kush i ka drejtuar pacientët te privati. Unë nuk jam shteti, përfaqësoj veten time dhe në momentin që kam mbledhur dosjen time për të konkurruar për drejtimin e atij institucioni, ka përfunduar në plehra dosja ime.

Nuk jam e shkarkuar, patjetër që do shkoj në Onkologjik”, tha ajo.


6 Comments

  1. Nuk eshte faji juaj o jooooo . Krimin po e bene vete pushteti qe e ka bere krimin dhe korrupsionin aleatin me te mire.

  2. Ske faj ti ne nje shtet normal nuk e prekje dot me bluzen e bardhe, ndersa aty e dini qe jeni nen sqetullen e mostres se shekullit ndaj beni arrogantin te gjithe. Ju duheni varur ne mes te qytetit se po ju burgose ju ben nder te madh.

  3. Ju duhet te kishit fytyren e djallit jo fytyren njerzore.
    A ka arroganc me te madhe se te vrasesh njerez me koshienc te plote dhe te ankohesh se te kane shtremberuar foton.ku eshte drejtesia🤮🤮🤮

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *