• |
ide | kryesore

Veriu i Kosovës/ Policia sekuestron kamera “të sigurimit serb”

Arkiva, Lajme, Të fundit
kamera


Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, tha se ka identifikuar dy zona ku ishin vendosur kamera vëzhguese në veri të Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se kamerat, që sipas tij ishin të kamufluara, ishin vendosur për “monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit”. 

“Këto kamera dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë së Serbisë”, tha Elshani.

Policia ka identifikuar dy persona “të cilët janë me interes që të intervistohen nga ana jonë”, theksoi Elshani. Edhe në të kaluarën, autoritetet e Kosovës kanë gjetur kamera vëzhguese në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Në maj, dy kamera të tilla u gjetën të vendosura një rrugë malore në kufirin lindor me Serbinë, që dyshohet se ishin vendosur për vëzhgimin e rrugës nga kontrabandistët e dyshuar.

Po ashtu, në fund të vitit të kaluar Policia e Kosovës hoqi qindra kamera në komunat me shumicë serbe në veri. Paraprakisht, kamera ishin hequr edhe në Kllokot, Partesh dhe Ranillug – komuna me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër./rel


1 Comment

  1. DUHET TE PREGATITEMI TJU JAPIM HAKUN ME HAK SHPEJT EFEKSHEM SIPAS MERITES PAMESHIR DUKE PERDORUR CDO GJE CILESORE NE MENYREN ME TE PERSHTATESHME PRANUESHME PELQYSHME PER TE GJITH PASI TE GJITH DUN HAKUN DHE ASKUSH PADREJTESIN thotë:

    ,TEKNOLOGJIJA DHE KUNDERTEKNOLOGJIJA SKAN TE NDALUR SI KONKURENC POLITIKA DHE KUNDERPOLITIKA POR DY JAN KRYESORET ,QELLIMI ANGAZHIMI DHE SUKSESI HAKU ME PAK KOSTO ,SOT SERBET TE NDERSYER NGA RUSET DUAN TE GRABISIN PASURIT E SHQIPTAREVE ME CDO KUSHT ASHTU SI KUSARET PARA ARDHESIT E TYRE HISTORIK, MEQE QELLIMI ESHTE I TILL DHE DIHET SE KUSH JAN NUMERIKISHT SI FUQI PERFITUESE SI ELIT PER ATO DUHET INFORMACION KU RRIN KU FSHIHEN NE CDO KOH DHE DUHEN MARR MASAT QE VETEM ATO TE ZHDUKEN TE PARET PA ZHURM SEPSE POPULLI SERB NUK KA FAJ ATO SMERITOJN LUFT SHKATRRIM ATE E MERITOJN URDHERUESIT DHE NXITESIT E SAJ KY ESHTE HAKU SIPAS MERITES ME PAK KOSTO DUKE NDALUR NJE FATALITET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *