• |
ide | kryesore

Berisha nxjerr shifrat: Ju them pse Censi u manipulua

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha


Kryetari i PD-së, Sali Berisha e konsideroi të manipuluar Censin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave që sot publikoi shifrat e tij. Berisha thotë se ajo që bie ndesh me shifrat e INSTAT janë shifrat e EURSTAT sipas të cilave vetëm 8 vite kanë kërkuar azil në BE gati 900 mijë shqiptarë në 8 vite.

“Shifrat që jep institucioni evropian i statistikave për shqiptarët që janë larguar nga vitit 2014 gjer në vitin 2022, pra në një hark kohor 8-vjeçar nga Shqipëria. EUROSTAT ka gjetur se në hapësirën e Shengenit janë larguar nga Shqipëria, shtetas shqiptar, 981 565 qytetarë, nga të cilët sipas EUROSTAT, 191 670 kanë kërkuar azil politik, 311 650 qëndrojnë si ilegalë në hapësirën e Shengenit kurse 478 245 kanë fituar dokumente të rregullta.

Por këto shifra nuk përfshijnë emigracionin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe, vend në të cilin vetëm në vitin 2022 kanë emigruar 46 000 qytetarë. Dhe së bashku këto bëjnë 1.121.565 shtetas shqiptarë, 36.3% të popullsisë.

Por përsëri këtu nuk janë përfshirë 42 650 qytetarë shqiptarë që sipas statistikave të SHBA janë larguar me Kartën Jeshile për në këtë vend, duke e rritur kështu në 37.8% e popullsisë nga Shqipëria në 8 vite. Por këtu përsëri nuk përfshihen mijëra qytetarë shqiptarë që emigruan nga SHBA nga kufiri i Meksikës. Nuk përfshihen të tjerë që emigruan në Kanada, Norvegji, Australi, vendet e Gjirit Persik.

Pra miq, largimi i shqiptarëve, boshatisja e shqiptarëve nga viti 2014-2022 arrin përafërsisht në 40% të shqiptarëve në Shqipëri. Kjo shifër përputhet me shifrën që jep Ministria e Arsimit, e cila thotë se nga viti 2013 gjer në vitin 2023, numri i maturantëve u ul gjithsej në 28 mijë maturantë, apo 34% më pak se sa 10 vite më parë” – tha Berisha që premtoi ribërjen e Censit sapo PD të vijë në pushtet.

“Edi Rama zgjodhi t’i japë përgjigje, të lajë duart duke falsifikuar muaj të tërë, duke transfuzuar në të dhënat e regjistrimit, regjistrua të gjendjes civile e vetëm e vetëm për dy arsye. Së pari, ai e di se me veprimet e tij, me dhunën e tij, me arrestimin e 38 mijë shqiptarëve për padi civile, për drita e ujë në vit, me rrënimin e dhjetëra mijëra banesave dhe bizneseve, me mohimin e drejtësisë, me mohimin e kafshatës së gojës për fëmijët shqiptare, ka krijuar kushte të llogaritura për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Ka kryer në përputhje me konventën e OKB për gjenocidin, gjenocid mbi popullin e tij. Edi Rama e ka të qartë si drita e diellit se do të dënohet me gjenocid përjetë për këtë krim makabër. Dhe i them sonte këtij armiku të egër të qenies shqiptare, këtij Çubrilloviçi shqipfolës, se gjenocidi nuk parashkruhet kurrë dhe se të garantoj se vitin e parë të PD në pushtet do ribëhet censusi, regjistrimi i përgjithshëm i popullatës” – tha Berisha që premtoi dënim për të gjithë ata që falsifikuan shifrat e Censit. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Censi2023/ Treguesit e shpopullimit dhe dyshimet për manipulim të shifrave

BIRN: Gjysmë milion shqiptarë u larguan në 12 vjet, sikur të ishim në luftë


6 Comments

    1. Po kari po. Keto jane shifra te publikuara nga institucione te vendeve perkatse qe as nuk blihen as Nuk shiten si instati ynë. Censusi qe kerkon 10 muaj, eshte nje mashtrim i ndyrë. Si ka mundsi qe kur na vijne turistet i numerojme per per 1 jave kurse censusi kerkon 10 muaj?

  1. Berisha po na premton nje regjistrim popullsie te re kur ai te vije ne pushtet! Per çfare na duhet? Berisha e Rama si varmihesit e ketij kombi te na pregatisin nje shpallje vdekje, kjo me duket e drejte!

  2. Sigurisht patronazhistëve nuk ju pëlqen e vërteta dhe vazhdojnë të bëjnë detyrën duke sulmuar Berishën që thotë akoma të vërtetën.
    Në vënd që reflektojnë me realitetin e zbrazjes të Shqipërisë nga kumandari i tyre në bashkëpunim me ata vetë prapë trumbetojnë që fajin e ka Saliu. Kjo është dramatike të sillesh si pushtues në vëndin tënd por që asnjë prej tyre se ka kryer këtë zbrazje si rilindasit trashëgimtarë të diktaturës komuniste!!

    1. O koqe. Trashegimtari i vetem qe ka ngelur i diktatures komuniste eshte ky plaku qe pellet maje kulles. Kokrra e komunistit ka qene. Eshte kaq i poshter sa ben sikur harron qe Instati i tij e nxorri Shqiperine te dyten mbas Gjermanise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *